Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është therë me thikë të dielën në Mitrovicë të Veriut.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Rasti po vazhdon të hetohet.