By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moldavia ndalon partinë pro-ruse të marrë pjesë në zgjedhje
September 26, 2025
Merz: Fluturime me dronë, spiunazh, vrasje, kërcënime… Gjermania nuk është më në paqe
September 26, 2025
Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi, dënohet me 8 vjet burg për drogë
September 26, 2025
Në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane, Osmani: Me ushtrinë më të fortë
September 26, 2025
Një person gjendet pa shenja jete në Përpellac të Podujevës
September 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vladimir Putin pritet të mbetet në pushtet edhe pas vitit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vladimir Putin pritet të mbetet në pushtet edhe pas vitit 2024
Ballina 2Rajon / Botë

Vladimir Putin pritet të mbetet në pushtet edhe pas vitit 2024

Kosova Times
Last updated: 2023/11/06 at 3:58 PM
Kosova Times Published November 6, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, një vendim i cili do ta mbajë atë në pushtet së paku deri më 2030, pasi ai ndien se i duhet ta udhëheqë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekadat e fundit, thanë gjashtë burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Putin, i cilit ia dorëzoi presidencën Boris Yeltsin në ditët e fundit të vitit 1999, ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus prej Josef Stalinit, madje duke e mposhtur edhe sundimin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevin.

Putini i mbushi 71 vjet më 7 tetor.

Burimet, që folën në kushte anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikave të Kremlinit, thanë se këshilltarët po përgatiten për fushatën zgjedhore të Putinit.

“Vendimi është marrë – ai do të garojë”, tha një prej burimeve, i cili e ka parë planin.

Për Putinin, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 80 për qind brenda Rusisë sipas sondazheve, zgjedhjet janë formalitet nëse ai merr pjesë: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe pothuajse pa disidencë publike, ai e ka të sigurt fitoren.

Një burim tjetër konfirmoi se vendimi është marrë dhe se këshilltarët e Putinit po përgatiten për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Të njëjtin konfirmim e dhanë edhe tri burime të tjera: Putini do të garojë.

Derisa shumë diplomatë, spiunë dhe zyrtarë të huaj thonë se presin që Putini të qëndrojë në pushtet përjetë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim specifik se ai do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.

Rusia në luftë

Derisa Putini mund të mos përballet me garë në zgjedhje, ish-spiuni i Shërbimit Sekret Rus (KGB) përballet me sfidat më të mëdha që është përballur ndonjë lider i Kremlinit prej kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se tri dekadave.

Lufta në Ukrainë e ka nxitur konfrontimin më të madh me Perëndimin prej se ndodhi Kriza e Raketave Kubane më 1992; sanksionet e Perëndimit e kanë shkaktuar tronditjen më të madhe të brendshme ndaj ekonomisë ruse në dekadat e fundit; dhe Putini është përballur me një kryengritje të dështuar nga mercenari më i fuqishëm i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, në qershor.

Prigozhini u vra si pasojë e rrëzimit të avionit dy muaj pas kryengritjes.

Perëndimi e paraqet Putinin si një kriminel lufte dhe diktator i cili e shndërroi Rusinë në vend imperialist dhe uzurpues të tokave, duke e dobësuar Rusinë dhe duke e forcuar shtetësisë e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë, duke e bashkuar Perëndimin dhe duke i dhënë mision NATO-s.

Putini, megjithatë, e paraqet luftën si pjesë të një lufte më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, për të cilat Kremlini thotë se synojnë ta ndajnë në dysh Rusinë.

You Might Also Like

Moldavia ndalon partinë pro-ruse të marrë pjesë në zgjedhje

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2025 rikthehet në Shkup më 1–2 tetor

Përmbysje pranë Pokrovskut, rusët bien në kurthin ukrainas: “Po i shkatërrojmë”

Bisedimet sekrete në Moskë

Kosova Times November 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vendosen kamera të sigurisë në afërsi të Urës së Ibrit

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Perandoria e Moskës: teknologjitë e reja dhe ideologjia arkaike
QUINT, BE dhe OSBE kritikojnë Qeverinë për shpronësimin e tokave në veri
Lajçaku për dialogun: Nëse s’kryhen gjërat deri më 2024, duhet nisur gjithçka nga e para
VV për projektin e mbrojtjes akustike:Ka dështuar nga neglizhenca e Komunës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?