By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani dënon me pesë vjet burgim një shtetas francez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani dënon me pesë vjet burgim një shtetas francez
Rajon / Botë

Irani dënon me pesë vjet burgim një shtetas francez

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 6:48 PM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Irani ka dënuar shtetasin francez, Louis Arnaud, me pesë vjet burgim nën akuza që lidhen me sigurinë kombëtare. Familja e tij tha se ai po udhëtonte në Iran si turist.

Nëna e Arnaudit, përmes një deklarate, tha se gjykimi ndaj djalit të saj është mbajtur në Gjykatën Revolucionare, dhe atij nuk i është lejuar që të ketë prezent një avokat. Në deklaratë po ashtu u shtua se 36-vjeçari, konsulent bankar, ishte “një udhëtar pasionant” dhe është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Këto akuza që janë bërë kundër atij, veçmas për propagandë dhe minim të sigurisë së shtetit iranian, janë krejtësisht të pabaza”, tha Sylvie Arnaud në deklaratën e publikuar më 8 nëntor.

As zyrtarët iranianë, apo mediat shtetërore, nuk kanë konfirmuar dënimin e tij.

Arnaud u arrestua më 28 shtator të vitit 2022 pasi kishte udhëtuar përmes Italisë, Greqisë, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, para se të shkonte në Iran.

Hyrja e tij në Iran përkon me kohën kur Irani ishte mbërthyer nga protesta mbarëkombëtare përmes së cilave kërkoheshin kushte më të mira të jetesës dhe më shumë liri. Familja e Arnaudit tha se ai “ka qëndruar larg” trazirave.

Aktualisht në Iran po mbahen tre shtetas francezë, Cecile Kohler, Jacques Paris dhe një person i tretë i paidentifikuar. Teherani ka tentuar të lidhë këta persona me protestat, duke akuzuar Perëndimin se ka nxitur protestat në Iran.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Legendre, tha se dënimi i Arnaudit është shkelje e të drejtave të tij themelore dhe e cilësoi vendimin si “të papranueshëm”.

Ajo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, por edhe të shtetasve të tjerë francezë “që janë arrestuar në mënyrë arbitrare në Iran”.

Dhjetëra persona, që kanë pasaporta të huaja, aktualisht janë të arrestuar në Iran.

Shumë qeveri perëndimore e kanë akuzuar regjimin e Iranit se po i merr pengje shtetasit me shtetësi të dyfishtë dhe ata të huaj me qëllim që t’i përdorë ata për këmbim të të burgosurve apo për të bërë presion gjatë negociatave ndërkombëtare. Irani mohon këto akuza.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

Hoti kritikon Osmanin pas vizitës në Mitrovicë

Kosova Times Kosova Times December 15, 2025
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
Pamjet e ndëshkimit brutal të dezertorëve rusë po përhapen
Programi për Diplomaci Qytetare, një nga nismat më të suksesshme të MPJD-së
“Wagner” synon të krijojë një “ushtri të dytë të botës” në Bjellorusi (Video)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?