By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 8:55 PM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se ShBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin.

“Mendoj se të gjithë ne parashikojmë një periudhë kohore pasi të ketë mbaruar konflikti kur forcat izraelite me gjasë do të vazhdojnë të jenë në Gazë dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë”, tha Kirby për CNN më 8 nëntor.

“Por, për sa kohë dhe sa do të jetë madhësia [e forcave izraelite], mendoj se është herët të dihet”, shtoi ai.

Kirby tha se ShBA-ja është e përqendruar në hartimin e një strukture afatgjate qeverisëse për Gazën, pasi të mbarojë konflikti aktual. Por, ai shtoi se ende ka pak perspektivë për një plan të zbatueshëm.

“Mendoj se ka shumë pyetje dhe jo shumë përgjigje. Ne e dimë se çfarë nuk duam të shohim në Gazën e pasluftës, ne nuk duam ta shohim Hamasin në kontroll dhe ne nuk duam të shohim një ripushtim nga Izraeli”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi se ShBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje vetëm, prandaj Uashingtoni po angazhohet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij do të ketë “përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme” në Rripin e Gazës për një kohë të pacaktuar pasi të ketë përfunduar lufta me militantët palestinezë të Hamasit.

Që nga 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë 1.400 persona dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka.

Izraeli ka thënë se synon që të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.

Si pasojë e konfliktit, në Rripin e Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – janë vrarë mbi 10.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që kontrollohet nga Hamasi.

Trupat izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga Gaza më 2005, por Izraeli vazhdoi të mbante kontrollin e hapësirës ajrore dhe bregdetin e territorit. Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas më 2007.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Inteligjenca amerikane: Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë

Kosova Times Kosova Times March 8, 2023
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Kosova rreshtohet përkrah ShBA-së e Britanisë
Europol nisi një operacion të madh kundër tregtarëve të drogës
NATO dënon përpjekjet ruso-koreane për të përshkallëzuar luftën kundër Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?