By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kur hallet e qytetarëve përplasen me heshtjen e pushtetit
August 17, 2025
Si ishte kampingu dikur? 10 skena që do t’ju bëjnë nostalgjikë, por edhe të qeshni
August 17, 2025
Çanta shpine që mbajnë dyfishin e rrobave: Teknologji që ju kursen nervat në aeroport
August 17, 2025
Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara
August 17, 2025
Gjysmë ton drogë me vlerë 1,500,000 euro u sekuestrua në El. Venizelos
August 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Bujqësisë fton për aplikim për grante
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ministria e Bujqësisë fton për aplikim për grante
Bujqësi

Ministria e Bujqësisë fton për aplikim për grante

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 10:28 AM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Ministria e Bujqësisë fton për aplikim për grante, që do të jetë i hapur deri më 29 nëntor. Nga ministria bëjnë me dije se me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të bujqësisë, këtë vit pritet të ndahen mbi 24 milionë e 600 mijë euro.

Nga Federata e Bujqve thonë se janë të kënaqur me shumën që do të ndahet për grante. Megjithëkëtë, sipas tyre, thirrja për aplikim është vonuar.

Për dallim nga vitet paraprake dhe përkundër paralajmërimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në fillim të gushtit, se së shpejti do të hapet thirrja për aplikim për grante, kjo ka ndodhur tek në fillim të këtij muaji.

Aplikimi në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023 për të gjithë fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale në gjithë territorin e Kosovës, do të zgjasë deri më 29 nëntor. Me qëllim të përkrahjes së fermerëve dhe zhvillimit të bujqësisë, këtë vit pritet të ndahen 24 milionë e 627 mijë euro, kanë bërë të ditur nga Ministria e Bujqësisë. Tutje, zyrtarë nga kjo ministri, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën theksojnë disa nga risitë e programit për grante për këtë vit.

“Është larguar kriteri i ndalimit të investimeve në objektet nën hipotekë te përpunuesit; Për herë të parë do të përkrahet kultura e gështenjës; Përkrahja për shtimin e sipërfaqeve me rrush nga 450 mijë euro në 1 milion euro, një rritje e përkrahjes për 122%, e cila do të mundësojë rritjen e së paku 50 hektarëve të rinj me rrush dhe përfitimin e 750 tonë më shumë rrush në vit;Prodhimi i qumështit të lopës, nga 1.5 milion në 5 milionë euro, një rritje prej 233 %, e cila do të mundësojë një rritje të sasisë së qumështit për mbi 40,000 litra në ditë; Prodhimi i verës, nga 300 mijë në 700 mijë euro, një rritje prej 133 %; Punësimi i studentëve dhe të sapo-diplomuarve. Për secilin student të angazhuar Ministria do të ndajë një përkrahje në vlerë prej 2,400 eurosh, etj”, kanë thënë nga Ministria e Bujqësisë.

Ndarja e mbi 24 milionë eurove grante për bujqit është shumë e mirëseardhur, thotë për Radio Kosovën kryetari i Federatës së Bujqve, Tahir Tahiri, sipas të cilit, shpallja e thirrjes për aplikim u vonua.

‘Në shumë sektorë ku bujqit mund të aplikojnë për ndonjë grant, është vonë. Për shembull, vonë është për pemëtari, apo edhe për ata bujq që aplikojnë për ndërtimin e ndonjë objekti që i dedikohet fermës apo nevojave të tjera bujqësore, është vonë. Andaj më mirë do të ishte të shpallej thirrja për aplikim diku në muajin maj apo qershor dhe bujqit ta shfrytëzonin kohën e mirë të verës për  realizimin me sukses të projekteve për çka aplikojnë”, tha ai.

Të interesuarit, mund të aplikojnë për grante në linkun “Aplikimi online për PZHR”, në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. www.azhb-ks.net.

You Might Also Like

Hambari si trashëgimi e lashtë, vendi ku dikur ruheshin drithërat

17.1 milionë euro për fermerët, Peci: Së shpejti alokohen në llogari

Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin

Në Serbi përhapet sëmundja e kafshëve, Kosova ndalon importin nga ky shtet

Sëmundja “gjuha e kaltër” e pranishme në Kosovë, nuk ka kafshë të ngordhura

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK fillon mobilizimin për zgjedhjet e shkurtit: Punëtori dy ditore me kryetarët e degëve

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Arrestohen dy persona për fajde në Prizren
Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë
Porto dhe United ndajnë pikët, humbet Besiktas i Rashicës
Tarifat e Trump: Pse është problem ari zviceran?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?