Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se drafti i Bashkimit Evropian i dorëzuar nga emisarët më 21 tetor është draft statut pakrahasueshmërisht më i avancuar se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Qesharake këto përpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit. Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statuitin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.