By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Podujeva në pritje të spitalit tash e shtatë vjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Podujeva në pritje të spitalit tash e shtatë vjet
Ballina 1Lajme

Podujeva në pritje të spitalit tash e shtatë vjet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/17 at 2:56 PM
Kosova Times Published November 17, 2023
Share
SHARE

Nismat që u ndërmorën para dhjetë vjetësh për ndërtimin e një spitali rajonal në Podujevë, u kapitalizuan me një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2016, por në praktikë as sot e kësaj dite.

Komuna me mbi 88 mijë banorë në verilindje të Kosovës mbetet pa spital funksional dhe të gjithë pacientët e saj, që kanë nevojë për mjekim të specializuar, referohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Objekti i spitalit është ndërtuar në vitin 2019, bashkërisht nga Komuna e Podujevës dhe Ministria e Shëndetësisë. Por, prej asaj kohe, shfrytëzohet vetëm si depo për pajisje dhe inventar të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës.

Korridori kryesor i ndërtesë me inventar të QKMF-së në Podujevë.
Korridori kryesor i ndërtesë me inventar të QKMF-së në Podujevë.

Arsyet që jepen për këtë, nuk janë shumë të qarta.

Pse nuk u funksionalizua spitali në Podujevë?

Në vendimin e vitit 2016 për ndërtimin e spitalit të Podujevës thuhet se kjo ndërmarrje bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët vendas – marrë parasysh edhe numrin e madh të tyre – si dhe për avancimin e shërbimeve shëndetësore.

“Podujeva duhet të bëjë zgjidhje në Prishtinë, në spitale të përgjithshme, në klinika… Podujeva ka qenë e gatshme ta zhvillojë një spital të përgjithshëm”, thotë shkurtimisht ai për Radion Evropa e Lirë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ismet Rrahmani, gjatë mandatit të të cilit është nënshkruar vendimi, thotë se nuk ka shumë informacione përse nuk është funksionalizuar spitali, por, sipas tij, situata është dëshpëruese.

Treguesit për matjen e nivelit të oksigjenit.
Treguesit për matjen e nivelit të oksigjenit.

Udhëheqësit aktualë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kanë formuar tashmë një grup punues, që do të bëjë vlerësimin e infrastrukturës së objektit spitalor, të pajisjeve dhe të burimeve njerëzore, si dhe do të analizojë kornizën ligjore.

“Grupi punues, varësisht nga rezultatet e vlerësimit dhe analizës, do të hartojë planin e veprimit për funksionalizimin e plotë të spitalit të përgjithshëm të Podujevës”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty nuk jepen detaje për ndonjë afat të mundshëm kohor, e as për arsyet e gjendjes së tanishme.

Pjesë të rrjetit për shpërndarjen e oksigjenit.
Pjesë të rrjetit për shpërndarjen e oksigjenit.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, diskutoi për çështjen e spitalit në fjalë në një takim të bordit, në fund të shtatorit.

Anëtarët e bordit të ShSKUK-së thanë se mosfunksionalizimi i këtij institucioni është i pakuptimtë dhe kërkuan nga ShSKUK-ja që të marrë masa për ta vënë në funksion.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi më 15 nëntor objektin e spitalit në Podujevë, ku pa kryesisht pako dhe hapësira të zbrazëta.

Një dhomë tjetër e spitalit e mbushur me pako.
Një dhomë tjetër e spitalit e mbushur me pako.

Në oborrin e objektit që gjendet rreth 5 kilometra larg qendrës së Podujevës, kishte grumbuj mbeturinash.

Një roje që nuk deshi të prezantohej, tha se dyert e objektit nuk janë hapur prej kohësh, pasi punimet në të kanë përfunduar, por se investime të tjera nuk ka pasur.

Një nga hyrjet e spitalit ku shihen mbeturinat në oborr.
Një nga hyrjet e spitalit ku shihen mbeturinat në oborr.

Në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Podujevës thonë se janë në pritje që kjo çështje të zgjidhet së shpejti, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Arsyeja kryesore për vonesën e ndërtimit dhe mosfunksionalizimit [të spitalit] ka qenë stafi i pamjaftueshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha Adelina Stublla.

“Po presim që, shpejt, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja të marrin vendim që disa prej specialistëve t’i transferojnë në komunën tonë, për të ofruar shërbime [të caktuara] në Podujevë”, thotë Stublla.

Kati i dytë i ndërtesës ku është menduar të jetë Spitali i Përgjithshme i Podujevës.
Kati i dytë i ndërtesës ku është menduar të jetë Spitali i Përgjithshme i Podujevës.

Sipas saj, qytetarët e kësaj komune nuk mund të vazhdojnë më që për secilën nevojë shëndetësore, t’i drejtohen QKUK-së, apo institucioneve private.

“Më ka rastisur t’i shoh vetë ordinancat private të mbushura me pacientë në mungesë të shërbimeve në spital”, thotë Stublla.

Një nga dhomat e spitali me pako të ndryshme, të cilat i takojnë QKMF-së.
Një nga dhomat e spitali me pako të ndryshme, të cilat i takojnë QKMF-së.

Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja kanë hapur konkurs për mjekë dhe personel tjetër që do të punonin në spitalin e Podujevës, me ç’rast janë pranuar 19.

Por, në mungesë të vendit të punës, nga viti 2020 ata punojnë në QKUK dhe në spitalin e Mitrovicës së Jugut.

Disa burime i thanë REL-it se edhe pas funksionalizimit, objekti mund të mos shërbejë si spital, por vetëm si poliklinikë me disa shërbime – fillimisht për pacientët që kanë nevojë për dializë. Arsyet për këtë nuk janë të qarta.

Kështu duket një dhomë e ndërtuar, pa inventar dhe pa pajisje mjekësore.
Kështu duket një dhomë e ndërtuar, pa inventar dhe pa pajisje mjekësore.

Përveç QKUK-së në Prishtinë, Kosova ka edhe shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj e Vushtrri.

Por, sipas raportimeve të mëhershme të REL-it, barra kryesore bie mbi QKUK-në, kryesisht për shkak të mungesës së stafit apo aparaturës së caktuar.

Ndonjë rregullore të shkruar për referimin e pacientëve nga spitalet rajonale në QKUK, nuk ka.

Sipas udhëheqjes së QKUK-së, referimet bëhen pas vlerësimeve nga spitalet, por se ka raste edhe kur pacientët, pavarësisht se nga cila komunë janë, vendosin vetë të drejtohen në QKUK dhe QKUK-ja nuk i refuzon.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times November 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

WhatsApp më në fund ka marrë një veçori që shumë njerëz pyesin pse nuk ishte atje më parë

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Rohde: Mbështesim luftën e Ukrainës për liri dhe demokraci
Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi Irani nis sulmin ndaj Izraelit, zyrtari i sigurisë amerikane: Dronet mund të mbërrijnë brenda disa orëve
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona të Kosovës gjatë së hënës
Krasniqi për Deklaratën e 2 korrikut: Një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?