By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merret në mbrojtje zona ku u gjet mozaiku i rrallë në Durrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Merret në mbrojtje zona ku u gjet mozaiku i rrallë në Durrës
Ballina 2Lajme

Merret në mbrojtje zona ku u gjet mozaiku i rrallë në Durrës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/19 at 10:41 PM
Kosova Times Published November 19, 2023
Share
SHARE

Në qytetin e Durrësit Ministria e Kulturës mori në mbrojtje një zonë ku mesin e tetorit të këtij viti u zbulua një mozaik i rrallë.

Mozaiku doli në dritë kur po hapeshin themelet e një shkolle të mesme e cila do të rindërtohej pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të katër viteve më parë.

Arkeologu Luan Përzhita thotë se mozaiku është në gjendje mjaft të mirë me një sipërfaqe mbi 60 metër katrorë.

“Jemi fatlum pasi mozaiku i zbuluar është në një gjendje shumë të mirë. Ai ka zbukuruar territorin e një vile luksoze, në afërsi të amfiteatrit të Durrësit dhe si kohë datimi mendojmë se është diku nga fundi i shekulli I para Krishtit dhe fillimi i shekulli I pas Krishtit. Sot flasim për atë që njohim, por mbase zhvillimet e ardhshme do të kenë një datim më të saktë të këtij mozaiku. Në vetvete mozaiku është i tillë, i veçantë , edhe për qytetin e Durrësit dhe për Shqipërinë dhe është pjesë pasurisë së mëtejshme të kësaj trashëgimie antike që i shtohet qytetit aq të njohur si ka qenë në antikitet qyteti i Dyrrahut”.

Zoti Përzhita thotë më tej se zona mbart vlera arkeologjike por është prekur edhe nga ndërtimet ndër vite.

“Është shumë shpejt për të folur. Ajo që ne dimë është se këtu ka qenë ndërtuar shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në vitet 1960-1970. Po ashtu në këtë zonë në vitet dyzetë është ndërtuar një bunker i madh nga forcat italiane. Këto ndërtime, me sa kemi parë ne, kanë bërë dëmtime herë pas here të strukturave arkeologjike që ndodhen në këtë territor. Është dhe një qoshe e shkollës që lidhet me pjesën e mozaikut që ka pasur themelet në këtë pjesë”.

Gërmimi arkeologjik në zonë është i brishtë por bashkëpunimi i strukturave si shtetërore dhe vendore por edhe i sipërmarrjes që punon për rindërtimin e shkollës është mjaft i mirë, thotë Maringlen Meshini arkeolog në Sektorin e Arkeologjisë së Shpëtimit.

Jemi në kushtet optimale ku paralel me projektin ne kemi të gjitha mundësitë për të realizuar edhe gërmimin arkeologjik të shpëtimit, i cili është vetëm një nga fazat e këtij procesi. Pasi të realizohet gërmimi arkeologjik do të shikojmë të gjithë situatën në një kontekst të gjerë se si qëndrojnë këto gjetje arkeologjike, këto zbulime ,vetë mozaiku pore dhe objektet e tjera në raport me projektin dhe më pas do të kemi një vendimmarrje tjetër për ardhmërinë e kësaj zone.

Zoti Meshini thotë më tej se zbulimi është një ndër kartolinat e ardhshme të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare .

“Për vetë natyrën që ka ky zbulim, për përmasat, për cilësinë mbi të gjitha dhe për atë që ai përfaqëson në kontekstin ku ndodhet le të themi që paraprakisht kemi të bëjmë me një kartolinë të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare”.

Ndërsa zoti Përzhita thotë se jo vetëm mozaiku por edhe gjetjet e tjera arkeologjike pritet të sjellin më shumë informacion për këtë zonë.

Nëntoka e Durrësit sjell herë pas here zbulime të reja arkeologjike por mbingarkesa e ndërtimeve në jo pak raste ka dëmtuar duke cënuar periudha të ndryshme historike të zhvillimit të qytetit të lashtë

You Might Also Like

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Axhenda ndërkombëtare

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Ushtria ruse sulmon qytetin e Samarës. Ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova Times November 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fondacioni Shqiptaro – Amerikan reagon për raportin e UNESCO-s për Butrintin

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Dogana sekuestron sasi të konsiderueshme të paisjeve kirurgjike
Haradinaj takon Cholletin: Nevojë urgjente, ujdia me njohje reciproke
Opozita në Serbi me kritika të ashpra ndaj shkuarjes së Daçiqit në Moskë
Zelensky falënderon amerikanët për mbështetjen ndaj Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?