By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi shqiptar miraton në parim projektligjin për buxhetin mes tensionesh të larta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kuvendi shqiptar miraton në parim projektligjin për buxhetin mes tensionesh të larta
Ballina 2Rajon / Botë

Kuvendi shqiptar miraton në parim projektligjin për buxhetin mes tensionesh të larta

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 3:46 PM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e vitit 2024 të hënën, në një seancë që zgjati vetëm pesë minuta për shkak të tensioneve të larta, pasi deputetët e opozitës u përpoqën ta pengonin votimin.

Deputetët e Partisë Demokratike (PD) ndezën flakadanë, palosën karrige përreth foltores dhe u konfrontuan nga pjesëtarët e gardës.

Duke e parë situatën e krijuar, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, i kaloi menjëherë në votim projektligjin për buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale.

Projektligji u miratua pa asnjë diskutim duke i marrë 73 vota për, brenda një kohe tejet të shkurtër prej vetëm pesë minutave.

Tani, projektligji për buxhetin do të diskutohet nen për nen në komisionet parlamentare, të cilat janë përballur me pengesa të ngjashme nga opozita.

Ai pritet të dalë në votim në lexim të dytë në dhjetor.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Blendi Çuçi, tha për gazetarët pas seancës se “PS-ja nuk mund ta lërë Shqipërinë pa buxhet pasi vendi nuk është në krizë, por Partia Demokratike”.

Por, Gazmend Bardhi, deputet opozitar, tha se grupi i deputetëve opozitarë të drejtuar prej tij nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit, duke e cilësuar si të vetmen “armë” që kanë në dorë.

Buxheti 2024 prej 7 miliardë eurosh, cilësohet nga Qeveria si më i madhi deri tani për shpenzime të planifikuara publike. Rritja ekonomike për vitin 2024 parashikohet të jetë 3.8%.

Buxheti mbështet rritje të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi për të arritur një nivel mesatar page prej 900 euro në muaj.

Vitin e ardhshëm pritet të investohen në projekte publike rreth 1.2 miliardë euro, përfshirë 70 milionë euro për procesin e rindërtimit.

Për pensionistët në vitin 2024, është parashikuar indeksimi i pensionit si dhe bonusi i fundvitit, me vlerë totale 77 milionë euro.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ngrihet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krim të organizuar

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Ambasadori i Kosovës i dhuron romanin e saj në shqip autores kuvajtiane
Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe
Biden i quajti plehra mbështetësit e Trump. Ai erdhi në tubim me një kamion plehrash
Deri tani nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me zgjatjen e licencës për NIS-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?