By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Ukraina e ngrirë në Alaskë
August 9, 2025
`Shkodra Elektronike` `shndrit` Kalanë e Rozafës
August 9, 2025
Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë
Ballina 2Rajon / Botë

Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 10:35 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Teksa vëmendja e botës është përqendruar te fati i izraelitëve dhe i palestinezëve në Rripin e Gazës, armenët në Jerusalemin e afërt janë përfshirë në një konflikt për ruajtjen e tokës së tyre, përballë kërcënimeve në rritje.

Burra të lidhur me XANA Capital (majtas) duke biseduar me një prift armen në Jerusalem. Disa konfrontime kanë ndodhur që kur Patrikana ka shprehur synimin e saj për anulimin e marrëveshjes.
Burra të lidhur me XANA Capital (majtas) duke biseduar me një prift armen në Jerusalem. Disa konfrontime kanë ndodhur që kur Patrikana ka shprehur synimin e saj për anulimin e marrëveshjes.

Pasditen e 5 nëntorit, disa burra me kapela hebraike dhe të armatosur me pushkë automatike hynë në një sektor të Lagjes Armene të Jerusalemit, e njohur edhe si Livadhi i Lopës. Dy prej burrave mbanin me zinxhirë qentë që lehnin, teksa të tjerët konfrontoheshin me armenët që ishin mbledhur për t’ua pamundësuar hyrjen e ekskavatorëve, që së voni kishin rrënuar një mur dhe kishin gërryer tokën, duke hequr asfaltin.

Në pamje të xhiruara nga një gazetar i pavarur, njëri prej burrave të armatosur thotë se ka marrë armë me vete, sepse “kur një njeri përgjegjës me armë ndodhet këtu, të gjithë e dinë se nuk do të ketë zënkë me grushte, askush s’do t’i futet tjetrit në fytyrë, ajo siguron që të gjithë do të jenë të sjellshëm”.

Setrag Balian (djathtas) dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit armen të Jerusalemit po e mbrojnë një pjesë të kontestuar të Lagjes Armene të Jerusalemit.
Setrag Balian (djathtas) dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit armen të Jerusalemit po e mbrojnë një pjesë të kontestuar të Lagjes Armene të Jerusalemit.

Livadhi i Lopës – i cili e ka marrë këtë emër për shkak të përdorimit të tij historikisht si zonë për kullotjen e bagëtisë – aktualisht përdoret si vend për parkimin e automjeteve, kryesisht nga armenët, të cilët udhëtojnë çdo mëngjes drejt vendeve të punës, jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, dhe përbën një pjesë të madhe të Lagjes Armene brenda qytetit të Jerusalemit, të rrethuar me mure.

Toka u bë problem kyç në një mosmarrëveshje që ka zemëruar komunitetin 2.000 pjesëtarësh armenë të Jerusalemit, pasi u bë e ditur se kisha armene e Jerusalemit ia kishte lëshuar me qira Livadhin e Lopës dhe disa pjesë të tjera të Lagjes Armene kompanisë XANA Capital, në pronësi të një investitori australiano-izraelit, për gati një shekull.

Ekskavatorë, që raportohet të jenë angazhuar nga XANA Capital, duke qëndruar para një barriere të ngritur nga armenët e Jerusalemit.
Ekskavatorë, që raportohet të jenë angazhuar nga XANA Capital, duke qëndruar para një barriere të ngritur nga armenët e Jerusalemit.

Pas reagimeve nga komuniteti lokal armen, Patrikana Armene e Jerusalemit është munduar ta zhbëjë qiradhënien. Kisha ka lëshuar një komunikatë më 1 nëntor, përmes së cilës ka njoftuar “anulimin” e marrëveshjes për dhënien me qira të Kopshtit të Lopës. Është e paqartë se çfarë peshe ligjore ka një deklaratë e tillë karshi një marrëveshjeje të nënshkruar qiradhënieje. Buldozerët, me sa duket të angazhuar nga XANA Capital, u futën dhe nisën të rrënonin pjesë të tokës, pak pasi Patrikana lëshoi komunikatën e saj.

Setrag Balian, një nga udhëheqësit e lëvizjes që po kundërshton qiradhënien, zotohet se grupe armenësh do të qëndrojnë me ndërrime në vendin e kontestuar, dhe do të bllokojnë fizikisht çfarëdo pune tjetër rrënuese, derisa “Patrikana të shkojë në gjyq dhe ta rimarrë këtë tokë”.

Një prift duke hyrë në Katedralen e Shën Jakovit, në Lagjen Armene të Jerusalemit, në qershor.
Një prift duke hyrë në Katedralen e Shën Jakovit, në Lagjen Armene të Jerusalemit, në qershor.

Hollësitë e një projekti të propozuar ndërtimor nga XANA Capital mbeten të mjegullta, por shumë njerëz druajnë se bëhet fjalë për banesa luksoze, me çmime më të larta se që mund t’i përballojnë shumica e armenëve të Jerusalemit, të cilat do ta zbehnin kontrollin armen në tokën e tyre historike, pasi pronat të shiteshin.

Armenët janë vendosur në Jerusalem qysh në shekullin e katërt, pasi vendi i tyre u bë i pari që pranonte zyrtarisht krishterimin, ndërsa nisën pelegrinazhet nga Armenia drejt Jerusalemit. Armenët kanë jetuar brenda mureve të qytetit të shenjtë që atëherë, duke e bërë komunitetin jerusalemas diasporën më të vjetër armene.

Një burrë duke ecur pranë një restoranti në Lagjen Armene.
Një burrë duke ecur pranë një restoranti në Lagjen Armene.

Më 18 nëntor, udhëheqës të lartë të kishës në Jerusalem lëshuan një komunikatë në mbështetje të komunitetit armen.

“Veprimet ilegale, të ndërmarra nga ndërtuesi i supozuar kundër Patrikanës dhe komunitetit armen, nuk i kontribuojnë rendit social që dëshiron komuniteti armen, paqësor dhe respektues i ligjit, dhe pjesë e familjes së krishterë në Tokën e Shenjtë”, deklaruan udhëheqësit kishtarë.

You Might Also Like

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SpaceX lëshoi ​​përsëri në hapësirë ​​satelitët Starlink: video

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Ka përfunduar autopsia e trupave të tre serbëve të vdekur në Banjskë
Arrestimi në veri të Kosovës, reagojnë Lista Serbe dhe Beogradi
Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak
Serbi pyet se sa proshutë dhe domate lejohet të sillen në Shqipëri – ai nuk priste përgjigje të tilla
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?