Tre agjentë të shërbimit rus të sigurisë FSB kanë vdekur në Ukrainë pasi hëngrën një vakt që përmbante arsenik dhe helm miu.
Një agjent i katërt u shtrua në spital pasi gëlltiti gjithashtu ushqim të prishur në qytetin e pushtuar të Melitopol në rajonin e Zaporozhye.Helmimi masiv vdekjeprurës ndodhi në fund të javës së kaluar, kur një grup oficerësh të FSB-së të vendosur në Melitopol urdhëruan që t’u dërgoheshin ushqime dhe pije alkoolike nga një prej restoranteve lokale.
Së shpejti, të katër u dërguan me urgjencë në spital, ku tre vdiqën dhe i katërti u shtrua në spital dhe ndodhet në reanimacion.
Dyshohej se pas sulmit ndaj agjentëve rusë qëndronin “diversantë ukrainas”.
Një kontroll në restorantin ku viktimat porositën ushqimin nuk gjeti gjurmë helmi, por dërguesi që solli ushqimin në adresën e agjentëve të helmuar të FSB-së “u zhduk pa gjurmë”, njoftoi agjencia.
Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit, konfirmoi incidentin e helmimit dhe ia atribuoi atë punës së luftëtarëve të rezistencës në një intervistë për një program televiziv ukrainas.
“Eleminimi i armikut kryhet jo vetëm nga shpërthimet, sulmet me raketa, por edhe nga forcat e rezistencës,” tha Fedorov.
Rasti i vrasjes përmban edhe “detaje misterioze”, sipas burimeve policore.
Ata pretendojnë se vetëm pak ditë para drekes fatkeqe, dy agjentë në shënjestër hapën një hetim mbi varrimin sekret të marinarëve rusë të Flotës së Detit të Zi në Melitopol.Incidenti vjen vetëm disa javë pasi dhjetëra pilotë rusë i shpëtuan mezi vdekjes pasi një tortë gjigante dhe shishe uiski të mbushura me helm iu dorëzuan Shkollës së Lartë të Aviacionit Ushtarak Armavir në Territorin Krasnodar të Rusisë.