By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit
January 7, 2026
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani shkon në Kazermën “Adem Jashari”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani shkon në Kazermën “Adem Jashari”
Ballina 1Lajme

Presidentja Osmani shkon në Kazermën “Adem Jashari”

Kosova Times
Last updated: 2023/11/27 at 9:43 AM
Kosova Times Published November 27, 2023
Share
SHARE
Për `Ditën e Forcës`, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë në kazermën “Adem Jashari”.

Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, duke treguar agjendën e Osmanit.

”Në orë 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e DITËS SË FORCËS. Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur”.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Po ashtu, të hënën nga ora 19:00 do të mbahet edhe koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë.

Jashari uron ushtarët  e FSK-së për “Ditën e Forcës”

Me rastin e “Ditës së Forcës”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka uruar, djemtë dhe vajzat në uniformë, duke ritheksuar se vetëm përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme, mund të arrihen qëllimet e përbashkëta.

Në këtë ditë të rëndësishme, Jashari ka shprehur respektin e tij të sinqertë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë  falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka shkruar gjeneral Jashari në urimin e tij.

Ai thotë me tej se “vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”.

“Urime Dita e Ushtrisë për  ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, shkruan gjeneral i FSK-së.

You Might Also Like

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

Kosova Times November 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Veprimet nga hetimi: Djali i presidentit amerikan pranon fajësinë

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Në një tubim madhështor në Shtutgart, Hamza takohet me bashkatdhetarë
Kapet duke shpërndarë afishe në Leposaviq, lirohet pas intervistimit
Ukraina dhe Britania hynë në një marrëveshje partneriteti 100-vjeçar
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohet se gjuajtën me armë zjarri Sh.Ç|RTKlive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?