By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 28 Nëntori, Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > 28 Nëntori, Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Ballina 2Rajon / Botë

28 Nëntori, Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/28 at 11:11 AM
Kosova Times Published November 28, 2023
Share
SHARE

Shqipëria feston sot 111– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Tirana dhe i gjithë vendi do të jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor, dy data të rëndësishme për Shqipërinë: Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë datë të shënuar për të gjithë qytetarët, Tirana do të presë këtë të martë  një paradë të madhe, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të parakalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ideja për paradën kuq e zi erdhi nga një grup të rinjsh nga diaspora me qëllim mbledhjen e të gjithë shqiptarëve në një paradë të vetme.

Po ashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë në koncertin e madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30.

Veliaj thotë se ky koncert do të bëjë bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit, duke zbuluar kështu dhe disa nga emrat e muzikantëve që do performëojnë.

“Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor, do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët. Disa nga emrat tashmë janë publik. Noizy, Kida, dhe të tjerë dhe besoj që yjet më të mirë të Pop Artit dhe të muzikës së mirë shqiptare do të jenë prezent Sheshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni!”, shkruan Veliaj.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Rama: Gëzuar Përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë.

Hasani: Modeli ynë i bashkëjetesës, burim frymëzimi e krenarie

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë, teksa shprehet se modeli i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e botë.

“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.

Balla: Dita jonë e Pavarësisë, bën bashkë çdo shqiptar

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se kjo ditë bën bashkë çdo shqiptar.

“Mirëmëngjes 28 nëntori, Dita jonë e Pavarësisë, bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar, çdo arbëresh dhe çdo mik të vërtetë të shqiptarëve. Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit: Rreth 11 000 efektivë kontribuuan për sigurinë e shqiptarëve

Rreth 11 000 efektivë policie me qëllim sigurinë e shqiptarëve dhe vendit, kontribuuan gjatë vitit të 111-të të pavarësisë.

“Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë.

Për Policinë e Shtetit, ky është një përvjetor jubile, i cili shënjon rezultatet më të mira të arrira, beteja të fituara, miliona turistë që dëshmojnë standardet e sigurisë në Shqipëri, organizatë më solide dhe më të denjë, shkolla të padepërtueshme nga krimi dhe konfirmon ligjin, sundimtar të vetëm.

Nën flamurin e përbashkuar, si dhe nën pesha, përgjegjësi dhe privilegje të shumëfishta, ato të uniformës, të qytetarit, të birit/bijës, të prindit, efektivët e Policisë së Shtetit urojnë 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Gëzuar 28, 29 Nëntorin”, thuhet në video mesazh.

You Might Also Like

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi

MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra

Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy

Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq

“Koalicioni i të vullnetshmëve” po takohet, Zelensky po mbërrin. Ky është plani

Kosova Times November 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mrekullitë e cuditshme të Dubait: Zbuloni pamjet unike të cuditshme që mund t’i shihni vetëm këtu!

Kosova Times Kosova Times August 3, 2023
Biserko : Deklarata e Vuçeviqit është zëri i Moskës, por edhe pasojë e presionit perëndimor
Një magazinë Wildberries ka marrë flakë në Shën Petersburg
Abdixhiku shpalosë planin 15 pikësh të ‘Qeverisë së Unitetit Kombëtar’
Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmet ruse në Dnjipro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?