By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet sërish shtyrja e afatit për riregjistrimin e makinave në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet sërish shtyrja e afatit për riregjistrimin e makinave në veri
Lajme

Kërkohet sërish shtyrja e afatit për riregjistrimin e makinave në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 4:44 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut ka kërkuar sërish nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës që të shtyjë edhe për 15 ditë afatin për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë sqaroi se një kërkesë e tillë është dërguar tek autoritetet qendrore për shkak se është vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

“Ka disa vetura me probleme teknike. Nëse makinat kanë probleme teknike, qytetarët nuk mund të marrin konfirmimin brenda ditës që vetura punon dhe nuk mund të marrin sigurimin. Ne kemi vërejtur një problem teknik dhe për këtë kemi kërkuar nga Ministria [e Brendshme] që të shtyhet afati, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë kështu”, tha ai.

Që nga 1 nëntori 2023, qytetarëve të katër komunave veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok u është dhënë afati i fundit, njëmujor, për riregjistrim të automjeteve të tyre nga targat KM (Mitrovica e Kosovës) në RKS.

Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë, qarkullimi i makinave me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 vetura me targa KM. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, muajin e fundit janë riregjistruar në targa RKS afër 4.000 makina.

Elshani tha se nëse MPB-ja nuk miraton kërkesën për zgjatjen e afatit për riregjistrim, Policia e Kosovës nga 1 dhjetori nuk do të lejojë lëvizjen e makinave me targa KM.

“Do të ndalen nga policia e rregullt [jo nga njësitë speciale të policisë që janë prezentë në veri të Kosovës]. Do të merren targat, do t’i shqiptohet gjoba prej 150 euro. Nëse qytetarët vozisin pa targa, makinat e tyre do të sekuestrohen”, tha Elshani.

Çështja e targave KM është aktualizuar që nga viti i kaluar dhe ka shkaktuar një sërë krizash në veri të Kosovës, daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta e vendosje të barrikadave.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada e Gjermanisë dhe e Francës me ceremoni për Luftën e Parë Botërore

Kosova Times Kosova Times November 8, 2023
Zelensky: kishte shumë civilë gjatë sulmit në stacionin Kherson
Presidenti gjeorgjian refuzon të japë dorëheqjen, kërkon ndihmën e Evropës
SHBA kërcënoi autoritetet gjeorgjiane me sanksione dhe një rishikim të programeve të ndihmës për ligjin për agjentët e huaj
Refugjatët sirianë largohen nga Libani për shkak të bombardimeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?