By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ismaili mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare në Austri
November 22, 2025
Haradinaj: Kongresi i Manastirit, pikë kthese historike për shqiptarët
November 22, 2025
RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna
November 22, 2025
Mickovski: Kongresi i Manastirit, akt historik dhe evropian i shqiptarëve
November 22, 2025
Bajrami:Një familje që në tetor 2019 paguante rrymë 54 euro, sot paguan 169
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës
Ballina 1Lajme

Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 6:47 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej kur është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë.

Procedurat do të nisin më 4 dhjetor.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit.

Kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal.

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë… Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.

Një ditë më parë, vrasjen e kanë dënuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Familja e Liridonës ka thënë se beson se autoritetet do ta vendosin drejtësinë në vend për këtë rast.

Ajo i ka lënë mbrapa dy fëmijë.

You Might Also Like

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, pikë kthese historike për shqiptarët

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

Mickovski: Kongresi i Manastirit, akt historik dhe evropian i shqiptarëve

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pothuajse gjysma e amerikanëve dhe evropianëve perëndimorë presin fillimin e Luftës së Tretë Botërore për shkak të Rusisë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
Si mund të arrihet deri te dorëzimi i Radoiçiqit?
Sa na kushton dashuria e Vuçiqit dhe Si-së: 3.7 miliardë deri më tani
Rama në turne ballkanik, Kurti i kërkon mbledhjen e dy qeverive
Trepça triumfon në derbi dhe kalon në finale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?