By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar
Ballina 2Rajon / Botë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 11:58 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) i bëri thirrje të dielën Izraelit të respektojë rregullat ndërkombëtare të luftës dhe tha se po përshpejton hetimet për dhunën nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

“Nuk ka justifikim që në Gazë doktorët të bëjnë operacione pa drita, që fëmijët të operohen pa anestezi. Imagjinoni dhimbjen”, tha prokurori Karim Khan në një video të publikuar në internet pas vizitës katër ditore në Izrael dhe Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.

“Isha tepër i qartë, se është koha të zbatohen ligjet. Nëse Izraeli nuk i respekton ato, më pas nuk duhet të ankohet”, tha zoti Khan.

Izraeli është zotuar të asgjësojë Hamasin dhe thotë se qëllimi i tij në Gazë është të shkatërrojë objektivat e lidhur me këtë grup, ndërsa u kërkon civilëve të largohen nga zonat në fjalë. Ndërkohë Hamasi, që gëzon mbështetjen e Iranit, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit.

Prokurori Khan gjithashtu i bëri thirrje Hamasit që të respektojë rregullat e luftës dhe të mos keqpërdorë asnjë ndihmë humanitare që dërgohet në Rripin e Gazës.

“Civilët duhet të kenë qasje tek ushqimet bazë, ujin dhe furnizimet mjekësore tepër të nevojshme, pa vonesa të mëtejshme, me shpejtësi dhe në masë”, tha ai.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) tha se mizoritë e kryera nga Hamasi më 7 tetor ishin “disa nga krimet më të rënda ndërkombëtare që tronditin ndërgjegjen e njerëzimit” dhe tha se institucioni i tij është i gatshëm ta ndihmojë Izraelin në hetimin e tyre dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Në të njëjtën kohë, ai tha se dhuna nga kolonët në Bregun Perëndimor ishte “e papranueshme” dhe se gjithashtu nuk mund të lihej pa u ndëshkuar.

Izraeli nuk është vend anëtar i gjykatës me seli në Hagë dhe nuk e njeh juridiksionin e saj. Por prokurori Khan në tetor theksoi se gjykata kishte juridiksion mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga militantët e Hamasit në Izrael dhe nga izraelitët në Rripin e Gazës.

ICC-ja ka një hetim në vazhdim në territoret e pushtuara palestineze për krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit që nga viti 2021.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bisedohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe EFTA-s

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
A e dini kush e përgatiti akulloren e parë në botë?
Rusët mund të votojnë në Tiranë e Shkup, në Kosovë ka gjasa për votim online
Shpaloset sot plani i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, u kap me 16 kg kokainë në makinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?