By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berlin, Takimi Botëror për Shëndetin fillon punimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Berlin, Takimi Botëror për Shëndetin fillon punimet
Rajon / Botë

Berlin, Takimi Botëror për Shëndetin fillon punimet

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 6:29 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Në Berlin ka filluar punimet Takimi Botëror për Shëndetin që synon të krijojë energjitë e duhura dhe bashkimin e forcave për zhvillimin global shëndetësor. Në këtë takim treditor marrin pjesë udhëheqës botërorë, drejtues të shëndetësisë, por edhe të sektorëve të tjerë nga mbarë bota.

Takimi Botëror për Shëndetin i vitit 2022 filloi zyrtarisht punimet në Berlin të dielën. Tematika kryesore e ceremonisë çelës ishte “Ngritja e Shëndetit Global në një Nivel të Ri”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ndërveprimi ka rëndësi, bashkëpunimi ka rëndësi, dhe kjo nënkupton përtej kufijve të vendeve, sipas disiplinave të ndryshme në shkenca, politikë dhe shoqëri… Ndërveprimi dhe bashkëpunimi janë çfarë përfaqëson Takimi Botëror për Shëndetin”, tha Kancelari Scholz.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se bota ka nevojë të bashkohet përballë rreziqeve të reja.

“Ngritja e shëndetit global në një nivel të ri do të thotë se na duhet një marrëveshje e re globale bazuar në një vizion të përbashkët. Pikërisht në momentin kur bota duhej të bashkohej për t’u përballur me rrezikun e përbashkët, pandemia COVID-19 u karakterizua nga mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha zoti Ghebreyesus.

Ndërsa në fjalën e tij të regjistruar paraprakisht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për veprim.

“Sistemi ynë i pabalancuar financiar në rang global po i lë pas dore vendet në zhvillim. Kjo duhet të ndryshojë. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për qasje gjithëpërfshirëse, të paanshme dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe një mbulim universal shëndetësor. Dhe në këto kohëra vështirësish të mëdha dhe stresi, duhet të sigurohemi që shëndeti mendor nuk është një aspekt i neglizhuar i kujdesit shëndetësor”, tha zoti Guterres.

Fondacioni Bill & Melinda Gates gjithashtu njoftoi se do të dhurojë 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur përpjekjet për t’i dhënë fund poliomelitit në mbarë botën.

“Poliomieliti është një ilustrim tronditës i pabarazisë shëndetësore. Ka diçka jashtëzakonisht të padrejtë që fëmijët të përballen me një sëmundje që është zhdukur pothuajse në mbarë botën, por jo në vendin e tyre”, tha Bill Gates, bashkëkryetar i fondacionit.

Jashtë takimit protestonin dhjetëra aktivistë. Personeli i sigurisë u përpoq t’ua ndalonte hyrjen në godinë, por disa prej tyre ia dolën mbanë. Ata aktivizuan alarmin për zjarrin dhe të tjerë ngujuan veten në hyrje duke përdorur lëndë ngjitëse.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Martinov: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Emery shpërblehet nga Aston Villa me kontratë të re
Princesha Ana viziton Ukrainën, vendos arushin prej pelushi të vajzës së saj për fëmijët e prekur
Moti sot, i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?