By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lundrimi në tregjet e Marrakeshit: Një udhëzues i dorës së parë për blerje pa stres
September 28, 2025
Një pije që pastron arteriet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve me zemrën
September 28, 2025
58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 28, 2025
Moldavia mban sot zgjedhje vendimtare
September 28, 2025
VIDEO Rusia sulmoi Kievin me bombardues të rëndë, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria Speciale: Kemi ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria Speciale: Kemi ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë
Lajme

Prokuroria Speciale: Kemi ngritur 33 aktakuza për krime lufte në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/08 at 1:05 PM
Kosova Times Published December 8, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka ngritur gjithsej 33 aktakuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, në konferencën për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës, foli për punën sfiduese dhe të ndjeshme për Prokurorinë e Kosovës, e cila tregon përkushtimin e Prokurorisë Speciale për drejtësinë, për krimet e luftës.

“Prokurorët tanë po punojnë me shumë përkushtim, përkundër sfidave që hasim në sigurinë e provave dhe dëshmive, përkundër faktit që ka kaluar një kohë e konsiderueshme  dhe janë krijuar vështirësi për një punë sa më të suksesshme në identifikimin e kryesve dhe kapjen e tyre për t’i sjellë para drejtësisë, me këtë rast dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Prokuroria Speciale do të vazhdojë pa u ndalur në hetimin dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me krime të luftës përkundër vështirësive që na presin”, deklaroi Isufaj.

Ai me këtë rast i falënderoi prokurorët e Prokurorisë Speciale për punë e mirë që po e bëjnë, jo vetëm në rastet e krimeve të luftës, por të gjitha rasteve të tjera që janë në kompetencën e kësaj prokurorie.

Hajdari: Vështirësi, mungesa e kryesve të krimeve, të cilët nuk jetonin në Kosovë

Drita Hajdari, prokurore, tutje, prezantoi rezultatet e punës lidhur me masakrën e Mejes dhe në Burgun e Dubravës,

Prokurorja Hajdari së pari foli për historikun e institucioneve të drejtësisë që nga paslufta e këndej, duke bërë të ditur se për procedimin e krimeve të luftës fillimisht ishte në kompetencën e UNMIK-ut, për të vijuar te EULEX-i.

Sipas saj kompetencat e plota Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat më 2016, por që, sipas saj, të gjitha rastet (fizikisht) i ka pranuar më 2018, ku në mesin e rasteve të shumta për krime lufte ishte edhe rasti Mejes.

“Sa i përket aktakuzave, ju njoftoj se deri më tani prokurorët vendorë kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona”, deklaroi prokurorja Hajdari.

Ajo më tej sqaroi punën  Prokurorisë me vështirësi të shumta e ndër më të kryesore ishte mungesa e kryesve të krimeve, të cilët nuk jetonin në Kosovë, por në Serbi, derisa viktimat janë në Kosovë.

“Por ne nuk jemi ndalur dhe kemi zhvilluar hetimet”, shtoi prokurorja Hajdari.

Prokurori Morina: Prej 88 të pandehurve, vetëm një i paraburgosur

Ndërsa prokurori Ilir Morina, i cili foli për masakrën e Dubravës, bëri të ditur se për këtë rast ka filluar shqyrtimi gjyqësor që dje.

“Në një hetim në rastin e Dubravës janë të përfshirë 88 të pandehur dhe ky hetim është duke u vazhduar qe një kohë të gjatë, sepse është një lëndë e trashëguar nga EULEX-i”, vuri në dukje prokurori Ilir Morina.

Ai më tej sqaroi arsyen e diskutimit tani është se është vetëm një person i pandehur është në paraburgim.

“Urgjenca e procedimit të çështjes ndaj këtij të pandehuri është arsyeja ligjore për faktin se hetimi është dyvjeçar dhe brenda dy vjetëve duhet ta kryejmë një krim lufte, që është sfidë të kryhet një krim lufte, aq më tepër një masakër siç është ajo e Dubravës për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore”, deklaroi prokurori Morina.

Ai më tej shtoi se brenda kësaj mundësie ligjore është sfida ligjore që është paraburgimi, ku sipas tij, i bie që hetimi duhet të kryhet brenda një viti.

You Might Also Like

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti sot me reshje shiu dhe ulje temperaturash

AAK në Viti: Është koha që Vitia të shndërrohet në shembull zhvillimi

LDK në Pejë: Janë hartuar projektet për qeverisjen e ardhshme

Kurti: Ideali i vëllezërve Bytyqi, udhërrëfyes për të ecur përpara

Kosova Times December 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 1200 njerëz u vranë në Izrael në sulmet e Hamasit dhe afro 3000 të plagosur

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
Luftime të ashpra raportohen në kryeqytetin e Sudanit
Basha: PD mbështet pa kushte SPAK-un
Zelensky viziton Poloninë
Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në ShBA?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?