By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë
Rajon / Botë

Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/08 at 1:07 PM
Kosova Times Published December 8, 2023
Share
SHARE

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka thënë se 94 gazetarë dhe punonjës të mediave, në mesin e të cilëve 9 gra, janë vrarë gjatë vitit 2023, që përbën një rritje prej 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe vë në pah nevojën për “një standard të ri global” për mbrojtjen e mediave.

Nëpërmjet një raporti të publikuar më 8 dhjetor, IFJ-ja ka thënë se pothuajse 400 punonjës të mediave janë burgosur më 2023, dhe kjo, sipas saj, shfaq nevojën për mbrojtje më të mirë të gazetarëve në mbarë globin.

“IFJ ngulmon se nevojitet veprim shumë më i madh nga komuniteti ndërkombëtar për mbrojtjen e jetës së gazetarëve dhe për vënien e sulmuesve të tyre para drejtësisë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, lufta në Rripin e Gazës, e cila filloi në tetor, ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të vdekjeve, teksa 68 gazetarë – më shumë se një në ditë – janë vrarë që kur shpërthyen luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Të dhënat e IFJ-së kanë treguar se gjithsej 68 gazetarë kanë vdekur duke mbuluar luftën.

“Lufta në Gazë është më vdekjeprurësja për gazetarët sesa çfarëdo konflikti tjetër, që kur IFJ-ja ka nisur të regjistrojë vrasjet e gazetarëve në detyrë, në vitin 1990”, thekson raporti, i cili shton se vdekjet kanë ndodhur “në një shkallë dhe ritëm të paprecedent”.

“Komuniteti ndërkombëtar, në veçanti Gjykata Ndërkombëtare Penale, duhet t’i kryejë përgjegjësitë e tij dhe të kryejë hetime gjithëpërfshirëse, dhe të ndjekë penalisht ata që kanë urdhëruar dhe kryer sulmet ndaj gazetarëve”, thuhet në raportin e IFJ-së.

Në Evropë, IFJ-ja ka thënë se Ukraina mbetet “vend i rrezikshëm për gazetarët”, teksa atje, gjatë vitit 2023, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, janë vrarë gazetarë ukrainas, rusë e francezë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times December 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mangësitë në librat e historisë, nxënësit vizitojnë monumente të shumta

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
ShBA-ja dhe Rusia shtojnë presionin mbi Turqinë për kërcënimet ndaj Sirisë
Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Milani humbet edhe ndaj Torinos
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?