By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Milionat e shpenzuara në energji në xhepat e oligarkëve të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Milionat e shpenzuara në energji në xhepat e oligarkëve të Serbisë
Lajme

Milionat e shpenzuara në energji në xhepat e oligarkëve të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 8:26 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka njoftuar se Komisioni Hetimor për Energji Elektrike ka nxjerrë të dhënat e importit të energjisë, ku sipas tij, figuron se Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë blerë energji elektrike edhe nga GEN-i Beograd në vlerë 82.2 milionë euro, ndërmjet viteve 2008-2013.

GEN-i është kompania e shumëpërfolur që mediat sllovene e ndërlidhën me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Dyshimi ishte se Berishaj ishte i kontraktuar nga kompania në cilësinë e këshilltarit dhe ishte paguar rreth 600 mijë euro për shërbimet e tij.

Sipas Mujës, ndërmjet viteve 2006-2013, Kosova ka blerë 314 milionë euro energji elektrike nga kompani, që sipas tij, janë vlerësuar pjesë e mafies ballkanike dhe serbe të energjisë.

“Komisioni Hetimor për Energji Elektrike (II): nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike/serbe të energjisë”, ka shkruar Muja në Facebook.

Ai ka renditur kompanitë që e kanë furnizuar Kosovën me energji ndër vite.

“(1) EFT Group – Kosova ka importuar 142 milione euro nga EFT. Kompania ështe pronë e bzinesmenit serb Vuk Hamović, ish-drejtor i Energoprojekt, djali i Gjeneralit serb Hamović, mik i djalit të Aleksander Rankovič. EFT është hetuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE për dyshimet e ndërlidhjes së tyre me politikanë të ndryshëm ballkanik. Hamović zotëron projekte të energjisë në Republika Srpska, të financuara nga Kina dhe ka një bankë në Rusi. Ndërmjet 2006-2013 Kosova ka blerë energji nga Hamović në vlerë prej 142 milionë euro. KEK nuk importon më rryme nga EFT. Ndërrmarrja Publike KOSTT ka nënshkruar kontratë për mbulim të humbjeve në veri me Hamović në vitin 2017. (2) Rudnap – në pronësi të Damir Fazlić, nip i Stanishić (shefit të sigurimit tê Milosheviqit) dhe Vojin Lazarevič, djali i Gjeneralit serb Lazarevič. Fazlić dhe Lazarevič kishin në pronësi banka në Shqipëri, Qipro dhe të ndërlidhura me offshore kompani në Panama, Qipro, Malta dhe Ishijt Sychelle.  (3) GEN-i Beograd – Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GENi-Beograd ndërmjet 2008-2013. GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK në pushtet”, ka shkruar Muja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps

KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Autoritetet në Shqipëri: Zjarret në Vlorë dhe Fier, shumë kritike

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Ky hotel është votuar si destinacioni më magjik në botë
Axhenda ndërkombëtare
Sveçla flet për progresin e Kosovës në menaxhimin e migracionit
12 udhëtimet më panoramike me tren në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?