By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohës të arsimit: Arsimi në vend nuk është prioritet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Njohës të arsimit: Arsimi në vend nuk është prioritet
Ballina 1Lajme

Njohës të arsimit: Arsimi në vend nuk është prioritet

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 10:36 AM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Kosova edhe këtë vit është renditur në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Njohës të arsimit, prindër dhe drejtues të organizatave që merren me monitorimin e arsimit, po vlerësojnë se kjo është si pasojë se arsimi në vend nuk është prioritet, rrjedhimisht mungon llogaridhënia, kurikula nuk është ajo e duhura si dhe ekziston qasje mekanike e të mësuarit.

Njohuritë e nxënësve 15-vjeçar të Kosovës në lexim, matematikë dhe shkencë në vlerësimin e testit PISA për vitin 2022 kanë zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse. Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovës së këto rezultate nuk janë befasi, marrë parasysh investimet e vogla që janë bërë në arsim dhe mungesën e llogaridhënies për cilësinë e ulët në arsim. Rexhaj, përmendi disa hapa që duhet të merren nga institucionet përgjegjëse.

“Për ta përmirësuar këtë gjendje se pari arsimi duhet të jetë prioritet nacional që nuk është tash. Hapa të tjerë që duhet të marrin institucionet përgjegjëse është rritja e llogaridhënie e të gjithë atyre që janë të përfshirë në sistemin arsimor, duhet të shikohet kurikula pasi mendoj që kurikula nuk është ajo e duhura dhe së nuk zbatohet si duhet në Kosovë. Mësimdhënësit duhet të përkrahen shumë më shumë duke përfshirë përkrahjen më mjete materiale për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor e mandej të kërkohet llogaridhënie prej tyre. Edhe një gjë është shumë e rëndësishme, ajo është fuqizimi dhe përkrahja e drejtorëve të shkollave. Unë mendoj së përkrahja e drejtorëve do të ndikonte shumë në përmirësimin e cilësisë në arsim”, tha Rexhaj.

Këto rezultate janë pasqyre e sistemit të dobët arsimor në vend e thotë në një përgjigje për RTK-në, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha. Ai tha se duhet të merren si modele tekstet e vendeve qe e kanë të zhvilluar sistemin arsimor.

“Këto rezultate tregojnë cilësinë e arsimit në Kosovë. Nuk ka nevojë të këtë libra të shkruar çfarë janë në Gjuhën shqipe dhe në lëndën e Matematikës, por të merren dhe të përkthehen nga një shtet që është i ranguar lart. Mund të marrim librin për klasën e gjashtë nga Finlanda dhe të përshtaten për rrethanat e Kosovës”, tha Dragusha.

Drejtori i Organizatës “ETEA”, Agon Ahmeti, organizatë që merret me vlerësimin e sistemit arsimor në arsimin parauniversitar të Kosovës, i tha Radio Kosovës së Ministria e Arsimit është fajtori kryesor pasi nuk po merren masa për të analizuar se ku janë dështimet.

“Ministria e Arsimit si organi qeverisës me i lartë i arsimit në Kosovë, nuk është që këto probleme dhe mangësi i ka trajtuar në mënyrën e duhur dhe për këtë arsye kemi thellim të krizës. Po vazhdojmë me mësimdhënie dhe mësimnxënie e cila është kryesisht e orientuar në memorizimin e të dhënave – qasjes mekanike të të mësuarit. Është momenti i fundit që Ministria e Arsimit të marrë këtë raport të testit Pisa e të krijojë grupet punese për të gjitha fushat, në mënyrë që të analizohet situata në tërësi”, tha Ahmeti.

Në matematikë Kosova pozicionohet në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018. Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse. Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018. 20 për qind e nxënësve kosovarë, sipas testit ‘PISA’, kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë. PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
​Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria e përgjithshme mbi 52%
Lajçak foli për raundin e sotëm të dialogut: Ne ia dolëm vetëm të kapërcejmë disa zbrazëtira ndërmjet qëndrimeve të dy palëve
Pacientëve në Rumani dyshohet se iu vunë pajisje kardiake të të vdekurve
Shtetet e Bashkuara njoftuan një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion në lidhje me organizatorët e kanalit Z “Rybar”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?