By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin
Ballina 2Rajon / Botë

Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 3:43 PM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 dhjetor se “serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”.

Në hapjen e konferencës “Bota më 2024” në Beograd, ai theksoi se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij “do të varet nga shumë faktorë”.

“Viti i ardhshëm do të jetë shumë – shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë në një vend tjetër”, tha Hill.

Ai shtoi se po “vëzhgon vullnetin e mirë” në Bruksel.

Serbia u bë kandidate për anëtarësim në BE në mars të vitit 2012. Ajo sot ende e ka atë status dhe negociatat e pranimit u hapën zyrtarisht në janar të vitit 2014.

BE-ja paralajmëron rregullisht se shpejtësia e procesit të anëtarësimit me Serbinë do të varet nga përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili po zhvillohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Hill tha gjithashtu se “ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt në vijim dhe se në këtë kuptim ai beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë”.

Më 27 shkurt 2023 Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje palët ranë dakord në Ohër më 18 mars.

Prishtina dhe Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen apo Aneksin e zbatimit të saj sepse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzoi të nënshkruante.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 26 korrik

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Haradinaj: Jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror, qeveri me opozitën
Joan Collins tregon si duket ne te 90-at:Betohet se nuk ka bërë asnjë operacion
Synimi i Turqisë për t’u bërë fuqi e madhe detare alarmon fqinjët e saj
Kurti e pranon: Ka një iniciativë franko-gjermane për dialogun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?