By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me rëndësi gjeostrategjike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me rëndësi gjeostrategjike
Lajme

Bislimi: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me rëndësi gjeostrategjike

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 2:57 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier.

Në takim, u nënvizuan marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Republikën e Kosovës. Biseda mes palëve, preku fusha kyçe me interes të përbashkët, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen veçanërisht për vendimin e Belgjikës për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, z. Gregoire Cuvelier.

Në vijim, u theksua fakti që nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri veçoi këtë si mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Ai shtoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me rëndësi gjeostrategjike. Tashmë ka kaluar pothuajse një vit që nga aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në BE, e ku Kosova kërkon progres në këtë drejtim dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në këtë prizëm, progresi i Kosovës duhet të vlerësohet në bazë të maturisë së institucioneve tona dhe përmes një procesi të bazuar në merita, ku në vazhdimësi kemi dëshmuar se vendi ynë përket në familjen evropiane dhe duhet të avancojë tutje në rrugëtimin drejt BE-së. Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe përkushtimin e objektivin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më tej, ai e informoi ambasadorin belg dhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Makina përplaset me turmën në paradë në Holandë, nëntë të plagosur

Kosova Times Kosova Times December 22, 2025
Komisioni Evropian ka hapur një hetim të dytë për TikTok
I dënuari nga gjykata, arrestohet e dërgohet në vuajtje dënimi
Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare
Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?