By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Bruksel, i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Bruksel, i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Kurti në Bruksel, i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 9:40 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë, sot, në mbledhjen përgatitore të Partisë së Socialistëve Evropianë, që po mbahet në Bruksel.

Kjo mbledhje përgatitore e Partisë së Socialistëve Evropianë ishte e një rëndësie të dyfishtë: së pari u përqendrua në përgatitjen e Këshillit Evropian me praninë e kryeministrave, kryetarëve të partive dhe të komisarëve evropianë, dhe së dyti ndodhi gjashtë muaj para zgjedhjeve evropiane që janë caktuar të mbahen me datë 9 qershor 2024, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për hir të këtyre dy ngjarjeve kyçe, për të ardhmen e Bashkimit Evropian, temat mes pjesëmarrësve prekën: gjendjen e rëndë të sigurisë në nivel global për shkak të luftës në Ukrainë, agresionit të Rusisë atje, dhe për shkak të kthimit të luftës në Lindjen e Mesme me pasoja të tmerrshme njerëzore, angazhimin pa dilemë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për integrimin sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor; rreziqet që paraqesin aleancat e së djathtës dhe të djathtës ekstreme nëpër shtete anëtare siç tregon rasti në Itali, e shumë tema të tjera, thuhet tutje në njoftim.

“Në margjina të kësaj mbledhje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati rastin të bisedojë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme, z. Josep Borrell, me Kryeministrin e Spanjës, z. Pedro Sánchez, me Kryetaren e Grupit të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, znj. Iratxe García Pérez, me Komisarin Evropian për Punësim dhe për të Drejtat Sociale, z. Nicolas Schmit, por sigurisht edhe me Kryetarin e PES-it, z. Stefan Löfven dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Giacomo Filibeck”, njofton LVV.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti, foli për arritjet e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe për rritjen ekonomike në këto 32 muaj sa jemi në qeverisje. Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte dhe vitin e ardhshëm Bruto Produkti ynë Vendor do të jetë më i lartë për 40% në krahasim me vitin para pandemisë 2019.

“Kemi rritur veçanërisht buxhetin për bujqësinë, arsimin shëndetësinë dhe mbrojtjen, dhe jemi përqendruar në programe të gjera sociale në vend të projekteve të mëdhaja publike që në kujtesën e gjithsecilit e kanë lidhur korrupsionin me qeverinë”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kryeministri ka rikujtuar i masat e padrejta që i janë vënë Republikës së Kosovës dhe bëri thirrje për heqjen e këtyre gjersa theksoi se shteti autoritar fqinj është ai që bart fajin për eskalimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës.

“Barrikadat e paramilitarëve u zëvendësuan me sulme paramilitare, sulme terroriste, lideri i të cilëve është i lirë në Serbi dhe merr pjesë në mitingjet e presidentit të Serbisë. Kryeministri Kurti ripohoi përkushtimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura sivjet por duke kërkuar nënshkrimin e dy palëve si një garanci ligjore për një zbatim pa shkelje. Ai ritheksoi synimin e vendit tonë për integrim në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian, duke kërkuar dërgimin e pyetësorit”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për mbështetjen e madhe që aktualisht gëzon qeveria e drejtuar nga ai me 56% sipas matjeve të fundit krahas 51% me të cilën kemi fituar në pranverën e 2021.

“Këtë mbështetje e kemi siguruar duke u mbështetur në tri kategori të mëdha sociale si gratë, të rinjtë dhe diaspora, tha ai. Kryeministri edhe si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! konfirmoi gatishmërinë e organizatës tonë që përmes mobilizimit të diasporës tonë shqiptare t’i mbështes partitë simotra në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor të 2024”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme përgatitore të Partisë së Socialistëve Evropianë.

May be an image of 15 people and text

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kaja Kalas në fund të majit në Serbi dhe Kosovë, kërkon të mos shkohet në Moskë në Ditën e Fitores, 9 maj

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta
Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër
Blinken mbërriti në Izrael: Do të kërkoj “masa konkrete” për të mbrojtur civilët palestinezë
FBI: Ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?