By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF mirëpret miratimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF mirëpret miratimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare
Lajme

KOMF mirëpret miratimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 3:40 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi dje Projektligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare. Si Koalicion, jemi krenarë që kemi udhëhequr pozicionin dhe aspiratat e organizatave jo qeveritare anëtare në këtë proces, me mbështetjen e madhe të Bashkimit Europian, Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Zyrës së UNICEF në Kosovë. Bashkërisht kemi arritur të përfshijmë në këtë ligj, vizionin e organizatave anëtare për të ardhmen e shërbimeve sociale. 

Miratimi i këtij ligji, hap zyrtarisht rrugën drejt reformës së shërbimeve sociale në vend. Hartimi i projektligjit ishte proces i gjatë, intensiv dhe shumë sfidues, por që për KOMF dhe organizatat anëtare ishte i domosdoshëm. Në këtë rrugëtim si shoqëri civilie ishim me një zë të përbashkët me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë. Nga ligji i ri pritet që fëmijët, familjet dhe qytetarët në nevojë të marrin shërbime sociale dhe familjare më cilësore dhe të qëndrueshme. 

Shprehim vlerësimin për Ministren e Drejtësisë Haxhiu me Kabinetin e saj dhe grupin punues për finalizimin, procedimin efikas si dhe përfshirjen dhe integrimin kuptimplotë të shoqërisë civile përgjatë gjithë procesit të hartimit. 

Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare sjell risitë si më poshtë:

  • Rritjen e gamës së shërbimeve, themelimin e shërbimeve të reja duke përcaktuar shërbimet e parandalimit, mbrojtjes, rehabilitimit dhe re integrimit, duke garantuar kështu të drejtën në shërbime sociale për të gjithë fëmijët dhe personat në nevojë për shërbime sociale, pa marrë parasysh nivelin e urgjencës apo rrezikshmërisë.
  • Krijimin e një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve sociale në mes të sektorit publik, jo qeveritar dhe atij privat. Skema e hapur dhe e qëndrueshme e ofrimit të shërbimeve sociale në mes të institucioneve publike, sektorit jo qeveritar dhe privat, ofron mundësi për gamë më të gjerë të ofrimit të shërbimeve sociale, shërbime të specializuara dhe më cilësore.
  • Zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, zgjerimin e formave të mbrojtjes, konkretisht zhvillimin e strehimit familjar pas arritjes së moshës 18 vjeçare zhvillimin e formës së re të mbrojtjes “Jetesa e pavarur e mbikëqyrur”.
  • Ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të nivelit qendror dhe komunal, për të shmangur paqartësitë rreth themelimit të shërbimeve sociale, menaxhimit, monitorimit dhe inspektimit.
  • Fuqizimin e inspektimit përmes dhënies së kompetencave ekzekutive.
  • Rregullimin e kontraktimin dhe financimin e shërbimeve sociale dhe familjare.
  • Rregullimin e licensimit dhe edukimin e vazhdueshëm.

KOMF bën thirrje për ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, hartimin dhe miratimin e udhëzimeve administrative, informimin e të gjithë akterëve përgjegjës për risitë dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm për zbatimin e tij. 

KOMF bashkë me organizatat anëtare është i gatshëm të mbështes proceset për zbatimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

57 aksidente dhe mbi 2,300 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

Kosova Times Kosova Times October 25, 2025
Rusët bëjnë gjëra të çmendura në fushën e betejës
Kosova U16 fiton turneun “UEFA Development U16” në Tiranë
Zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
Moska frenon: “Propozimet aktuale të SHBA-së janë të papranueshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?