By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qentë endacakë mbesin rrezik për kryeqytetasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qentë endacakë mbesin rrezik për kryeqytetasit
Ballina 1Lajme

Qentë endacakë mbesin rrezik për kryeqytetasit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 10:38 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Qytetarët e Prishtinës akoma janë në hall nga qentë endacakë, madje në çdo lagje e pjesë të qytetit. Shkaku i stinës së dimrit, temperaturave të ulëta dhe urisë, shtohet edhe më tej rreziku prej tyre. Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga komuna e kjo e fundit ka ndërmarrë disa iniciativa.

Brenda një dite, në rrjetet sociale janë publikuar disa raste të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë.

Alketa Bala nga Prishtina ka deklaruar se brenda katër muajve është sulmuar dy herë nga qentë endacakë. E kontaktuar nga RTK, ajo thotë se është e papranueshme për qytetarët të ndihen vazhdimisht në rrezik.

Qentë endacakë nuk zgjedhin persona dhe as kohë për të sulmuar. Një vajzë tjetër në lagjen Dardania, sipas kamerave të sigurisë të publikuara nga “Vrojtuesit e lagjes”, shihet kur sulmohet nga një tufë qensh.

Qytetarët shprehin shqetësimin që numri i rasteve të sulmit nga qentë endacakë sa vjen e rritet. Ata kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që urgjentisht të ndërmerren hapa konkret.

“Prej qenve endacak jemi të rrezikuar, bashkëshortja nuk guxon me i hedh mbeturinat deri tek kontenieri. Unë punoj në KEK, dal nga banesa 5:15. Unë çuditem kur të dal në atë kohë, mendoj a janë dele apo janë qenë. Edhe kur punoj në ndërrimin e dytë kthehem 12:15 të natës. Kam qenë i sulmuar në lagjen tjetër, të rrezikuar jemi gjithnjë”, thotë Mehdi Jashanica, banor i Prishtinës.

Ndërkaq sipas qytetarit tjetër, Besfort Matoshi, rreziku më i madh për sulmim nga qentë është në orët e hershme të mëngjesit.

Komuna e Prishtinës vazhdon me programin e adaptimit të qenve endacakë, ku secili qytetar që adapton një të tillë, merr 50 euro në muaj. Ditë më parë, Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Podujeva dhe Graçanica, nënshkruan marrëveshje ndërkomunale, nga e cila pritet të ketë bashkërendim të aktiviteteve sa i përket menaxhimit të mbeturinave, qenve endacakë e transportit publik.

You Might Also Like

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik

Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim

Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit

BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së

Kurti mirëpriti kryetarin e Unionit Europian të Shahut

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MASHTI ndanë 3 milionë euro për studentët, shpallet konkursi për bursa

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kovaçevski: Paqja në Kosovë do të thotë paqe për Ballkanin Perëndimor
Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës
Shqipëri, bien lindjet, faktor edhe emigracioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?