By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kërkon ndryshimin e qasjes së ofensivës së Izraelit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja kërkon ndryshimin e qasjes së ofensivës së Izraelit në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon ndryshimin e qasjes së ofensivës së Izraelit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 11:09 AM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet t’i bëjë presion Izraelit që të përfundojë ofensivën e tij të madhe në Gazë gjatë vizitës të hënën, më 18 dhjetor.

Kjo vizitë paraqet testin e fundit nëse SHBA-ja mund të përdorë mbështetjen e saj të palëkundur për Izraelin për të zbutur ndikimin shkatërrues të ofensivës ndaj civilëve palestinezë.

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, që janë disa prej aleateve më të ngushta të Izraelit, iu bashkuan thirrjes globale për armëpushim gjatë fundjavës dhe protestuesit izraelitë kërkuan që Qeveria të rinisë bisedimet me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Britania – për të liruar më shumë pengje, pasi tri pengje u vranë gabimisht nga trupat izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar që Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa të largojë nga pushteti Hamasin, të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pothuajse 129 pengjet që ky grup radikal mori gjatë sulmit fillestar të 7 tetorit, që nxiti luftën.

ShBA-ja ka vendosur veto ndaj thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim dhe i ka dërguar armatim Izraelit, por po ashtu ka kërkuar që Izraeli të ndërmarrë hapa për të shmangur viktimat në mesin e civilëve.

Gjatë dhjetë javëve luftë mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë mbi 18.700 palestinezë dhe Gaza ka pësuar dëme të mëdha.

Rreth 1.9 milionë palestinezë – pothuajse 85 për qind e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumica janë vendosur në strehimore të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara dhe kampe të tjera në pjesën jugore të territorit të rrethuar.

Austin, që së bashku me kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin CQ Brown do të qëndrojnë në Izrael, pritet t’i bëjë presion liderëve izraelitë që të kalojnë në një fazë më precize, me operacione të shënjestruara që do të synonin vrasjen e liderëve të Hamasit, shkatërrimin e tuneleve dhe shpëtimin e pengjeve.

Lufta Izrael-Hamas nisi pas sulmeve befasuese të grupit radikal në jug të Izraelit. Hamasi vrau 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 240 burra, gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Fillojnë punimet për modernizimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini
Osmani: Aleanca me ShBA, gurthemel për stabilitetin e prosperitetin global
SHBA dritë jeshile, Ukrainës të sulmojë Rusinë- Reagon Moska: Hap drejt Luftës së III-të Botërore
Në Kroaci arritën 19 të plagosur ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?