By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve
Ballina 2Rajon / Botë

CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 4:56 PM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Rezultati i zgjedhjeve lokale në Beograd nuk e pasqyron vullnetin e lirë të votuesve që jetojnë atje, për shkak të shkallës dhe llojit të keqpërdorimeve zgjedhore gjatë votimit në Beograd më 17 dhjetor, vlerësoi të hënën vëzhguesi zgjedhor serb, CRTA.

Rasha Nedeljkov, drejtori i CRTA-s, tha gjatë një konference për media të hënën se misioni vëzhgues është shumë i shqetësuar për cilësinë e zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar se në ditën e zgjedhjeve janë përshkallëzuar shkeljet drastike të të drejtave të votuesve, ligjit dhe institucioneve.

“Janë shënuar parregullsi në pesë për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare dhe madje në nëntë për qind të vendvotimeve për zgjedhjet e Beogradit, gjë që ka kompromentuar drejtpërdrejt rezultatet e zgjedhjeve në ato vendvotime”, tha Nedeljkov.

Nedeljkov theksoi se në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të ditës së zgjedhjeve ka pasur një “tendencë të qartë të rritjes së dukshme të numrit të fletëvotimeve të mbushura paraprakisht, dhe pranisë ilegale të palëve të treta në ato vendvotime, veçanërisht në Beograd”.

“Gjithashtu, deri në fund të ditës në Beograd, numri i vendvotimeve ku janë regjistruar raste të nënshkrimit të dikujt në listën e votuesve në vend të një votuesi është trefishuar në krahasim me gjysmën e parë të ditës”, nënvizoi Nedeljkov.

Vendvotimet, shton Nedelkov, janë mbyllur në rrethanat e rritjes shqetësuese të numrit të rasteve të mbajtjes së evidencës paralele brenda dhe jashtë vendvotimit, sjellje të organizuar të votuesve dhe qarkullim të dyshimtë të veturave përreth vendvotimit.

“Në këto kushte, legjitimiteti i çdo palë zgjedhjeve të ardhshme lokale do të jetë po aq i dyshimtë, nëse institucionet nuk angazhohen për të vërtetuar të vërtetën dhe përgjegjësinë për shkeljen dhe anashkalimin e ligjit dhe rrënimin e legjitimitetit të zgjedhjeve”, tha Nedeljkov.

Të dielën, mediat raportuan për autobusë të shumtë që sillnin njerëz nga entiteti i Republika Sërpskas nga Bosnja e Hercegovina. Disa prej tyre, duke mos ditur se po bisedonin me gazetarë, thanë se kishin ardhur për të votuar.

Kur u pyetën se pse nuk e kryejnë detyrën qytetare në vendbanimin e tyre, ata nuk ditën si të përgjigjen.

Rekomandimet e CRTA-së drejtuar autoriteteve në Serbi janë që prokuroria të hetojë në mënyrë të paanshme akuzat për vepra penale në zgjedhje dhe fushatë zgjedhore, si dhe të ndryshojë ligjin për zgjedhjet lokale, në mënyrë që e drejta e votës në zgjedhjet lokale të fitohet vetëm me marrjen e vendbanimit për gjashtë muaj.

Sipas Nedeljkov, është e nevojshme që lista e votuesve të bëhet më transparente, duke publikuar të dhënat për numrin e votuesve për amvisëri.

CRTA rekomandoi gjithashtu që Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të kryejë një auditim të pavarur të listës së zgjedhësve në përputhje me rekomandimet e misionit të ODIHR dhe standardet ndërkombëtare, si dhe që noterëve t’u besohet autoriteti ekskluziv për verifikimin e nënshkrimeve të mbështetësve votues në procesin e kandidimit.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hidhet në erë hekurudha në Krime

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
OEAK mirëpret Richard Verma: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ekonomik ShBA-Kosovë
Kurti në Janjevë viziton panairin `Mirëserdhët në Janjevë`
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
Stoltenberg në Kosovë, pritet me ceremoni nga presidentja Osmani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?