By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim
Lajme

Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 7:49 PM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar dhe do të refuzojë “takimet konsultative” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të paralajmëruara nga kjo e fundit për të ndarë shqetësimet dhe brengat rreth draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilin Kosova e pranoi në fund të tetorit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e konfirmoi që nuk do të merr pjesë në takimet e kësaj natyre në një intervistë për Nacionalen; dhe atë mu në kohën kur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takim konsultativ me Vjosa Osmanin në lidhje me temën e njëjtë.

Krasniqi tha se takime të tilla janë “courtesy” dhe nuk prodhojnë asgjë.

”Takimin për të diskutuar, siç thuhet në ftesë: ‘për zhvillimet aktuale, taim konsultativ’ dhe ku mund të flitet edhe për propozimet që lidhen me dialogun nuk kam shkuar jo për arsye të tjera por për faktin që asgjë nuk del dhe as nuk prodhohet gjë nga një takim i tillë. Është kryeministri i Kosovës ai që e ka prerogativën kushtetuese dhe përgjegjësinë ligjore që ta lëvizë përpara për sa i përket procesit të dialogut duke përfshirë edhe Asociacionin; kjo nënkupton pranimin por edhe refuzimin, apo propozimin alternativ. I takon kryeministrit”, tha Krasniqi.

”Pra, takimet që mund t’i mbajmë e që quhen konsultative janë veç takime të analizave. Unë nuk mund të lëshohem në rolin e një analisti për t’u takuar bashkë me presidenten për të dhënë mendime të caktuara të cilat nuk prodhojnë asgjë, sepse prej këtij takimi përtej një kortezie dhe një diskutimi të hapur që mund ta kishim, nuk do të kishte efekt ligjor e as politik, asgjë. Kjo është arsyeja që thjesht nuk kam menduar që duhet të shkojmë. Përtej kësaj PDK në korrik ka marrë vendim që ne jemi të hapur për takime ku diskutohet për zgjedhje të reja”, na tha kreu i PDK-së.

Ndryshe nga Krasniqi ka vepruar Lumir Abdixhiju, i cili përveç Osmanit, është takuar madje edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ku mes rreshtash, lë të kuptojë që do t’i qëndrojë kërkesës amerikane rreth draft-Statutit, me ç’rast tha se “LDK do të ruajë relacionet me ShBA-në në çdo veprin”; gjë që lexim si miratim implicit i saj.

Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media njoftoi se Osmani me Abdixhiku e patën temë diskutimi draft-Statutit, draft ky i cili nga Abdixhiku është quajtur “autonomi në evoluim” dhe “në potencial federalizim”.

”Presidentja Osmani me z. Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

”Z. Abdixhiku e ka njoftuar Presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSh-së

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Qytetarët e paregjistruar serbë: Regjistruesit e ASK-së s’u paraqitën në shtëpitë tona
“A thua vajzat do të duhet të luftojnë?” Si mësohen fëmijët rusë për luftë
Elbert Krasniqi: Ferizaj është kthyer në bastion të IRDK-së
FC Ballkani: Faleminderit kampion!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?