By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 gusht
August 18, 2025
Sergey Lavrov i quan lajmet për dërgesat e armëve iraniane në Rusi “fabula”. Meduza publikon prova se Moska po blen armë nga Teherani
August 18, 2025
Zelensky: Ukraina nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës kur ai të takohet me Trumpin
August 18, 2025
Zelensky mbërrin në Uashington. Trump: Nëse dëshiron, mund ta përfundojë luftën menjëherë
August 18, 2025
Një amerikan që tashmë po vuan katër dënime me burgim të përjetshëm vret gruan e tij gjatë vizitës në burg
August 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit
Ballina 2Rajon / Botë

Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 12:26 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Australia ka kthyer mbrapsht vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Kanberras, i vitit 2018, ka dëmtuar paqen dhe e ka vendosur Australinë jashtë hapit të shteteve tjera, ka thënë ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong.

Ajo ka theksuar se Australia mbetet “mike” e Izraelit.

Ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv.

Statusi i Jerusalemit është ndër çështjet më kontestuese në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Ministria e Jashtme izraelite ka shprehur “zhgënjimin e thellë” ndaj vendimit të Australisë dhe do të marrë në pyetje ambasadorin e këtij shteti, kanë raportuar mediat izraelite.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar në nivel global më 2017, kur e ka ndryshuar politikën amerikane, duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, në maj të vitit 2018.

Disa muaj më vonë, ish-kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se Qeveria e tij do të veprojë njëjtë.

Atëbotë, Morrison ka thënë se Australia do të njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë, mirëpo nuk do të bartë ambasadën derisa të ketë marrëveshje për paqe.

Qeveria e Morrisonit i ka humbur zgjedhjet në maj të këtij viti.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së kaluar si “lojë cinike” për të fituar votat e hebrenjve para zgjedhjeve.

Kosova, Hondurasi dhe Guatemala janë shtetet e vetme, përveç Shteteve të Bashkuara, që kanë ambasadat në Jerusalem.

Aktualisht edhe Mbretëria e Bashkuar është duke shqyrtuar mundësinë e bartjes së ambasadës në këtë qytet.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet “të pandarë”, derisa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor – i pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 – do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez.

Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht.

Sipas marrëveshjeve për paqe të vitit 1993, mes izraelitëve dhe palestinezëve, për statusin final të Jerusalemit, palët do të diskutojnë në fazat tjera të bisedimeve për paqe.

You Might Also Like

Sergey Lavrov i quan lajmet për dërgesat e armëve iraniane në Rusi “fabula”. Meduza publikon prova se Moska po blen armë nga Teherani

Zelensky: Ukraina nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës kur ai të takohet me Trumpin

Zelensky mbërrin në Uashington. Trump: Nëse dëshiron, mund ta përfundojë luftën menjëherë

Një amerikan që tashmë po vuan katër dënime me burgim të përjetshëm vret gruan e tij gjatë vizitës në burg

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

VLEN: Një hap konkret drejt rrugës Tetovë–Prizren!

Kosova Times Kosova Times April 25, 2025
Vdiq ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI
Jep dorëheqje trajneri i Trepçës, Alek Joncevski
Amerikanët rrëzuan avionin e tyre mbi Detin e Kuq
Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?