By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Juristët: Kosova duhet të përgatitet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Juristët: Kosova duhet të përgatitet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë
Ballina 1Lajme

Juristët: Kosova duhet të përgatitet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 8:58 AM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Kosova planifikon të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë. Se po punohet në këtë drejtim e theksoi kohë më parë edhe ministrja e Drejtësisë. Por, nga Qeveria nuk tregojnë nëse planifikojnë që padinë për gjenocid do ta ushtrojnë gjatë vitit 2024. Ndërkaq, juristët thonë se Kosova duhet të përgatitet fort për padinë, pasi humbja eventuale e rastit mund të jetë një bumerang për vendin.

Për mbi 13 mijë persona të vrarë, të zhdukur e qindra masakra të tmerrshme të shkarkuara gjatë luftës së fundit në vend, Kosova planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Ngritja e padisë është paralajmëruar prej vitesh, madje edhe nga udhëheqësit aktualë të shtetit. Për padinë për gjenocid kundër Serbisë, gjatë nëntorit, foli edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Për sa i përket padisë për gjenocid, është në programin e Qeverisë. Është duke punuar Zyra e Kryeministrit. Gjegjësisht, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca, janë të angazhuar në këtë drejtim”, deklaroi ajo .

Pas kësaj deklarate të ministres Haxhiu, Radio Kosova ka pyetur Qeverinë nëse planifikon që gjatë vitit 2024, të ushtrojë padi kundër Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përkundër insistimit dhe pritjes disa javore, nga kryeministria nuk janë përgjigjur.

Duke folur për mundësinë që Kosova të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë, akademik Arsim Bajrami thotë për Radio Kosovën se për 3 nga 5 kriteret e parapara për përcaktimin e gjenocidit Kosova ka prova të plota. Bajrami thotë se përkundër vonesës 24-vjeçare, Kosova nuk duhet të nxitohet por të përgatitet mirë për padinë me të cilën do të vërtetohej gjenocidi  i Serbisë, për çka kishte plan konkret.

“Ushtrimi i padisë është një vendimmarrje që duhet të ushtrohet në momentin kur Kosova është e përgatitur, ka të sistemuara të gjitha provat dhe ka një lloj sigurie se do të fitojë rastin. Sepse, humbja eventuale e rastit, apo dështimi i padisë do t’i kthehej Kosovës si një bumerang dhe në një mënyrë do të ishte një amnisti e Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Bajrami.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se deklaratat për padi për gjenocid kundër Serbisë, aktualisht tingëllojnë si popullizma.

“Në radhë të parë duhet shikuar mundësitë se a i lejohet Kosovës ta bëjë një padi të tillë. Aktualisht, Kosova nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e as nënshkruese e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se këto janë pengesa ligjore që Kosova ta bëjë një padi të tillë. Në anën tjetër, Qeveria, këtë më shumë po duket se po e përdorë për konsum të brendshëm se që mund të ndodhë diçka në praktikë”, tha Miftaraj.

Ngritja e një padie me të cilën mbi Serbinë do të rëndonte akuza për gjenocid në Kosovë, është përmendur edhe nga ish udhëheqësit e vendit.

You Might Also Like

Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses duhet zbatuar

72 vatra zjarri në Kosovë, 11 vazhdojnë të jenë aktive

KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Salih Mustafës i mbetet në fuqi dënimi prej 15 vjetësh

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Një tjetër sherr mes nxënësve në Fier, plagoset 17-vjeçari brenda shkollës
Biden njofton 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Tridhjetë vjet pas krijimit, Astana mbetet magnet për kazakët
Shkarkohet Allegri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?