By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Putini dhe Trumpi po takohen në Alaska
August 12, 2025
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali
August 12, 2025
Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht
August 12, 2025
Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet
August 12, 2025
Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Konsullata e Nderit e Letonisë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hapet Konsullata e Nderit e Letonisë në Kosovë
Ballina 1Lajme

Hapet Konsullata e Nderit e Letonisë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 9:26 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Në një ceremoni solemne, u zhvillua hapja zyrtare e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës. Konsulli i Nderit, z. Ardian Hoxha, priti mysafirët e nderuar dhe foli rreth vizionit dhe qëllimeve që ka me Konsullatën e Nderit.

“Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona,” tha Konsulli Hoxha. “Për këtë arsye, besoj se është shumë e rëndësishme të forcojmë lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës. Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe mund të mësojmë shumë nga ajo në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”

Ai shtoi se Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Letonisë dhe Kosovës dhe se dyert janë të hapura për çdo lloj mbështetjeje apo lehtësimi të tregtisë, investimeve dhe partneriteteve ekonomike dhe kulturore. “Do të fokusohemi gjithashtu në shkëmbimin kulturor dhe arsimor dhe shpresojmë të luajmë një rol në nxitjen e kuptimit dhe respektit të ndërsjellë,” theksoi z. Hoxha.

Ambasadorja Elita Kuzma gjithashtu u drejtua të pranishmëve dhe deklaroi se, “Ne dëshirojmë të ju mbështesim praktikisht si dhe politikisht sa më shumë që të jetë e mundur. Prania jonë në KFOR me ushtrinë kombëtare të Letonisë tregon angazhimin tonë se siguria në Evropë është e pandarë dhe është shumë e rëndësishme për kontinentin tonë.”

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, ishte e ftuara e nderit në këtë ceremoni. Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj Konsullate në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin mbështetës të vazhdueshëm të Letonisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe në aspiratat e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla u shpreh se “rritja e mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim i yni i vazhdueshëm.” Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar, ishin të pranishëm edhe ambasadorë të shumtë, si dhe pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit dhe shoqërisë civile.

Ky event shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve dhe popujve, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe miqësisë mes Letonisë dhe Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali

Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet

Tahiri: 5 vrasje në 48 orë, Kosova në krizë sigurie

Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses

Policia e Kryeqytetit nis fushatë kundër vjedhjeve

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Muzikantët anulojnë shfaqjet për shkak të tragjedisë në Zagreb: “Nuk e shohim si mund të dalim në skenë dhe të gëzohemi”

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Eurodeputetët: “BE-ja të veprojë menjëherë, të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve serbë…!
Viktima e aksidentit në Carallevë ishte specialist i kirurgjisë vaskulare
Biden: NATO-ja më e fortë se kurrë më parë
Bugajski: Plani trepalësh i Perëndimit është evident dhe mund të çojë në konflikte të armatosura në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?