By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD-FOL: Komisioni i Venecias nuk përkrahu ndryshimet e MD-së për KPK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD-FOL: Komisioni i Venecias nuk përkrahu ndryshimet e MD-së për KPK-në
Ballina 1Lajme

IKD-FOL: Komisioni i Venecias nuk përkrahu ndryshimet e MD-së për KPK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 11:47 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL, kanë reaguar të mërkurën, lidhur me ndryshime e propozuara nga Ministria e Drejtësisë në Projektligjin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku parashihen t’i shtohen edhe tetë (8) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi këtij këshilli.

“Komisioni i Venecias, në opinionin e publikuar me 18 dhjetor 2023 për Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk i ka mbështetur ndryshimet e reja sa i përket rritjes së përkohshme të numrit të anëtarëve në KPK në 19 anëtarë deri në janar të vitit 2026, ndryshime këto të propozuara me versionin e ri të Projektligjit për KPK, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë”, thuhet në reagimin e IKD- dhe FOL.

Sipas Projektligjit deri më 11 janar të vitit 2026, KPK-së parashihej t’i shtohen edhe tetë (8) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi.

“Megjithatë, rritja e përkohshme nuk është përkrahur nga opinioni i 18 dhjetorit 2023 të Komisionit të Venecias, ku ndër të tjera ky opinion thekson se: “Një Këshill prej 19 anëtarësh me kohë të plotë në një shtet me pak më shumë se dyqind prokurorë duket tepër i madh. Megjithatë, nëse kjo është arsyeja, nuk është e qartë se mbi çfarë parimi ligjvënësi propozon rritjen e anëtarësimit në mënyrë kaq dramatike vetëm për ta ulur atë në mënyrë drastike pas vetëm dy vjetësh”, thuhet në reagim.

Kjo nuk është hera e parë që Komisioni i Venecias,. Sipas këtyre dy OJQ-ve, nuk rekomandonte rritjen e numrit të anëtarëve të KPK-së në një vend të vogël si Kosova.

“Njëjtë kishte rekomanduar edhe në opinionin e muajit tetor 2021, lidhur me draft ligjin për KPK-në.

Komisionit i Venecias, sipas Fol dhe IKD,  nuk e konteston faktin që ka rrezik të korporatizmit në përbërjen aktuale të KPK-së, megjithatë sipas Komisionit shtimi i tetë (8) anëtarëve jo prokurorë në KPK, siç thuhet në reagim, rrit rrezikun e politizimit të Këshillit, kjo pasi anëtarët shtesë që zgjidhen nga Kuvendi do të mund të zgjidhen nga shumica qeverisëse.

“Edhe nëse ndryshimi i përbërjes mund të thuhet se është projektuar si një masë e jashtëzakonshme e vetme për të eliminuar kulturën e korporatizmit, një ndryshim i tillë po futet në një klimë polarizimi, do të jetë funksional vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, më pak se dy vjet në skenarin më të mirë), është i mbushur me rreziqe bllokimesh dhe politizimi dhe krijon dyshimin se “KPK-ja e zgjeruar” do t’i nënshtrohet një ndikimi të konsiderueshëm politik përpara se të krijohet “KPK e reduktuar”, citon reagimi.

Sipas këtij reagimi, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes komenteve të dërguara në MD në maj të 2023, kishte paralajmëruar MD, se propozimi i saj ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe vet opinionet e Komisionit të Venecias.

“Pas opinionit të Komisionit të Venecias, IKD dhe FOL rekomandon që të merren parasysh rekomandimet dhe konstatimet e dhëna nga opinioni i fundit i Komisionit të Venecias në mënyrë që të mos përsëriten gabime të ngjashme dhe të ketë vonesa të panevojshme, ku potencialisht edhe Projektligji i ri do ta ketë fatin e njëjtë sikurse i kaluari duke mos kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese nëse dërgohet në këtë të fundit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e përbashkët lëshuar nga FOL dhe IKD. /Kosovatimes/

You Might Also Like

15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it

Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033

Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it

Grenell zbuloi se si Trump do t’i qaset Serbisë dhe Kosovës

Rrustemi: Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin kushtetues

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti në Davos: Kosova, storie suksesi

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Parandalohet kontrabandimi i mallrave mbi 2 mijë euro
Amazon: Pesë persona mbijetuan 36 orë në një kënetë plot me aligatorë pas uljes së detyruar të aeroplanit
Laporta: Po e shpëtojmë Barçën, tani jemi më mirë
Trump: Unë dhe Melania jemi të prekur nga imazhet nga Gaza, vetëm të çmendurit mund të thonë se nuk është e frikshme kur sheh fëmijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?