By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Nëse je kundër krimit, duhet të jesh edhe pro Kosovës në Interpol
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Nëse je kundër krimit, duhet të jesh edhe pro Kosovës në Interpol
Ballina 1Lajme

Osmani: Nëse je kundër krimit, duhet të jesh edhe pro Kosovës në Interpol

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 1:26 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë zotuar se institucionet e vendit do të punojnë me përkushtim edhe më të madh dhe në bashkërendim me mekanizmat evropian në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Që kjo të jetë më e lehtë dhe më efikase, ata, kanë kërkuar mbështetje për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Dy krerët e shtetit kanë marrë pjesë në lansimin e fushatës kundër trafikimit me qenie njerëzore që u mbajt në Prishtinë, në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim.

Presidentja Osmani ka thënë se trafikimi me qenie njerëzore është një problem i theksuar në mbarë botën, e që as vendi ynë nuk është imun ndaj tij.

Sipas Osmanit trafikimi nuk ndodh vetëm në një vend e në një komb, por është ndërkombëtar, andaj edhe beteja ndaj tij duhet të jetë globale.

“Hapësira vepruese për trafikuesit vetëm sa është rritur në këtë vit duke pasur parasysh edhe krizën globale që është shkaktuar si rrjedhojë e luftës ilegale të Rusisë kundër Ukrainës, që ka cenuar rëndë rendin global dhe ka ndikuar që bota përgjithësisht të shndërrohet në ambient të pasigurtë. Ajo e ka zgjeruar shumëfish edhe terrenin për trafikantët me qenie njerëzor”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se bashkërendimi i institucioneve tona me ato evropiane është i domodoshëm në këtë drejtim.

“Prandaj, dua të bëj thirrje për anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar dhe në këtë drejtim kërkoj përkrahjen e të gjitha vendeve. Ky anëtarësim është parakusht për suksesin tonë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, luftimin e krimit të organizuar dhe të rrjeteve të trafikantëve në të gjithë Ballkanin. Synimi ynë për anëtarësim në këto organizata është i ndërlidhur me përpjekjet tona serioze për luftim të krimit të organizuar, për të garantuar nivelin më të lartë të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për të dëshmuar veten si një partner i besueshëm në adresimin e sfidave të cilat i kemi të përbashkëta, e të cilat na lëndojnë e dëmtojnë pafundësisht”, ka theksuar Osmani.

E para e shtetit ka thënë se nuk mundet askush të jetë kundër trafikimit me qenie njerëzore, e në të njëjtën kohë dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

“Pra, nëse dikush është kundër krimit të organizuar, atëherë duhet të jetë pro Kosovës në Interpol. Nëse dikush është pro të drejtave të njeriut, duhet të jetë edhe pro Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shtuar presidentja.

Tutje ajo ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut është matësi më real i suksesit të demokracisë.

“Ne kemi jo vetëm përgjegjësi ligjore, por edhe përgjegjësi morale e kolektive të luftojmë trafikimin me qenie njerëzore e të ofrojmë mbështetjen e mbrojtjen adekuate për viktimat”, ka nënvizuar Osmani.

E kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kjo ditë shërben jo vetëm për t’i kujtuar e nderuar viktimat e trafikimit, por më shumë si ditë e zotimit të përbashkët në luftën kundër krimit.

“Sot bashkë bëjmë thirrje për më shumë punë e bashkërendim me qëllim të luftimit, parandalimit dhe në veçanti mbrojtjes së viktimave të trafikimit”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se ekzekutivi i vendit duhet të punojë në përmirësimin e gjendjes dhe se në të ardhmen do të ketë luftë të rreptë ndaj të gjithë të përfshirëve në trafikim me qenie njerëzore.

Sipas të parit të Qeverisë, këtë vit në Kosovë janë shënuar 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, prej të cilave 11 janë të mitura. 11 nga viktimat janë shfrytëzuar për prostitucion të detyruar, tre për punë të detyruar e një për kërkim-lëmosh, ka sqaruar kryeministri.

“Si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave kemi emra e mbiemra, kryesisht fëmijë. Prandaj luftimi i këtij krimi është urgjent e i domosdoshëm. Eliminimi është i vështirë por angazhimi i qeverisë është që të bëjë përpjekje maksimale në plotësimin e standardeve që kërkohen në fushën e luftimit të trafikimi me qenie njerëzore”, ka shtuar Kurti.

Ai tha se viktimat e trafikimit me njerëz janë vendase por edhe të huaja, teksa ato trafikohen qoftë me premtime për martesë e qoftë për punësim si valltare e këngëtare, e që më pas detyrohen për trafikim seksual në shtëpi e apartamente, klube nate e sallone masazhi.

Kryeministri ka theksuar se detyrë e qeverisë mbetet luftimi dhe adresimi i arsyeve kryesore të trafikimit, e që sipas tij janë varfëria, zhvillimi i dobët ekonomik dhe niveli i ulët i edukimit e vetëdijes.

“Për këtë si qeveri kemi plane konkrete për investime në ekonomi e në edukim, por edhe për mbrojtje e siguri për të gjithë, e në veçanti për grupet më të cenueshme, si fëmijët, komunitetet e margjanalizuara të romëve, migrantët, azilkërkuesit e refugjatët që janë në rrezik më të madh të trafikimit”.

Kurti theksoi se që nga viti 2021 për këto veprimtari të kundërligjshme janë arrestuar 353 persona të dyshuar, teksa janë ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E përdhunuan dhe dhunuan fizikisht 17-vjeçaren siriane, pas arrestimit të dy autorëve në kërkim edhe shqiptarja

Kosova Times Kosova Times April 20, 2024
66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kurti: Roli i Norvegjisë për Kosovën, shumë i rëndësishëm
30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin
Behramaj: Historinë duhet ta kthejmë edhe në vepra arti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?