By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën
Ballina 2Rajon / Botë

Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 9:30 AM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, thanë të enjten burime diplomatike.

Shtyrja për të premten erdhi edhe pse Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të rezolutës, lanë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale.

Projekt-propozimi i fundit bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield, u tha gazetarëve se “nëse rezoluta hidhet për votim siç është, atëherë mund ta mbështesim”. Ajo mohoi që projekt-rezoluta të ishte dobësuar.

“Projekt-rezoluta është shumë e fortë dhe mbështetet plotësisht nga grupi i vendeve arabe”, tha ajo.

Ecejaket diplomatike në Kombet e Bashkuara në Manhattan, që bënë që votimi të shtyhet disa herë këtë javë, vjen ndërsa kushtet në Gazë janë përkeqësuar dhe numri i viktimave është rritur.

“Mesa duket ShBA ka përfituar maksimalisht nga dëshira e anëtarëve të tjerë të Këshillit për të shmangur një veto. Por varianti i fundit duket shumë më i dobët,” tha analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Richard Gowan.

Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që “të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në dhe në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare… për ndihmën humanitare.”

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh po mundohen prej ditësh të gjejnë gjuhën e përbashkët për rezolutën.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky falënderon amerikanët për mbështetjen ndaj Ukrainës

Kosova Times Kosova Times December 21, 2022
Rebelët e Huthit e sulmojnë me raketë luftanijen amerikane në Gjirin e Adenit
Haradinaj: Demaçi ishte frymëzim për brezat e sakrificës
Pacientët në QKUK në lista pritjesh nga viti 2020
Fillojnë aktivitetet ‘Faleminderit Mërgatë’ në sheshin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?