By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për të paduruarit dhe të uriturit: Një makarona e shpejtë me pulë që është e vështirë të gabosh
May 25, 2025
Italianët e adhurojnë: Një recetë për koktejin e preferuar me luleshtrydhe, perfekt për ditët e ngrohta
May 25, 2025
Ukraina dhe Rusia përfundojnë shkëmbimin e të burgosurve sipas formulës “1000 për 1000”
May 25, 2025
Kryeziu: Nuk është problem emri i Haxhiut, opozitarët po e duan bllokadën
May 25, 2025
Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me dimrin vjen edhe ajri i ndotur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Me dimrin vjen edhe ajri i ndotur
Ballina 1Lajme

Me dimrin vjen edhe ajri i ndotur

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 5:07 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Prishtina dhe Obiliqi mbeten dy komunat me ajrin më të ndotur në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Djegiet në industri, por edhe të lëndëve të ndryshme në ekonomitë familjare shihen si shkaktare kryesore.

Në Obiliq – rreth 10 kilometra larg Prishtinës – janë edhe dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, që prodhojnë rrymë duke djegur thëngjill.

Matësit e cilësisë së ajrit të premten e 22 dhjetorit tregonin për përkeqësim të cilësisë së ajrit në kryeqytetin e Kosovës.
Matësit e cilësisë së ajrit të premten e 22 dhjetorit tregonin për përkeqësim të cilësisë së ajrit në kryeqytetin e Kosovës.

Shumë familje, po ashtu, ngrohen përmes djegies së thëngjillit.

Dhe, për rrjedhojë, ndotja e ajrit është më e theksuar gjatë vjeshtës dhe dimrit.

“Varësisht kushteve meteorologjike, konsumit të lëndëve djegëse nga ekonomitë familjare, transportit… mund të pritet edhe rëndim i situatës, sidomos në ditët kur nuk ka rrymim të ajrit”, thotë Tafë Veselaj nga Agjencia për Mbrojtën e Mjedisit në Kosovë.

Sipas tij, ndotjen janë duke e shkaktuar grimcat e thithshme të ajrit PM10 dhe PM2.5, ekspozimi ndaj të cilave rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Veselaj thotë se, disa herë ditëve të fundit, niveli i këtyre grimcave i ka tejkaluar normat e lejuara deri në tri herë – sidomos në Prishtinë dhe në Obiliq.

Mjegulla në Prishtinë, 22 dhjetor 2023.
Mjegulla në Prishtinë, 22 dhjetor 2023.

Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

Nivelet e larta të ndotjes në ajër i konfirmojnë edhe në Institutin për Politika Zhvillimore [INDEP].

“Duke u bazuar në trendin e javëve të fundit, kur edhe institucionet e shëndetësisë i kanë alarmuar qytetarët dhe i kanë udhëzuar që ta shmangin sa më shumë daljen, gjendja e cilësisë së ajrit në vend nuk është e kënaqshme. Madje, në muajt e dimrit, mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një deklaratë me shkrim të INDEP-it për Radion Evropa e Lirë.

Smogu në qytetin e Prishtinës.
Smogu në qytetin e Prishtinës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim të publikuar ditë më parë, tha se qyteti i Prishtinës është i zhytur në smog.

Ai i këshilloi qytetarët me sëmundje kronike që t’i shmangin daljet jashtë, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje.

Pulmologu kosovar, Besim Morina, thotë se ajri mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

“Problemet e atypëratyshme nënkuptojnë efekte të dëmshme për personat që kanë probleme paraprake klinike, pra sëmundje kronike. Por, ajri i ndotur mund të ketë efekte të dëmshme edhe te personat që nuk kanë sëmundje të tilla kronike… Pra, mund të vijë deri të shfaqja e sëmundjeve të reja, si bronkiti kronik, ose ndonjë sëmundje kardiovaskulare”, thoë Morina për Radon Evropa e Lirë.

Niveli i grimcave të thithshme të ajrit PM10 dhe PM2.5 sivjet i ka tejkaluar normat e lejuara deri në tri herë - sidomos në Prishtinë dhe në Obiliq.
Niveli i grimcave të thithshme të ajrit PM10 dhe PM2.5 sivjet i ka tejkaluar normat e lejuara deri në tri herë – sidomos në Prishtinë dhe në Obiliq.

Sipas OBSH-së, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

Në një raport të Bankës Botërore të vitit 2019 u tha se rreth 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë, si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031, në bazë të së cilës, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. Në këtë mënyrë do të ulej edhe prodhimi në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e rrjedhimisht edhe niveli i ndotjes së ajrit.

Strategjia, po ashtu, parasheh që thëngjilli të hiqet tërësisht nga përdorimi deri në vitin 2050.

Autoritetet e Kosovës morën vendim edhe për makinat që të mos regjistrohen nëse janë më të vjetra se dhjetë vjet, pasi të tillat rrisin nivelet e ndotjes në ajër.

Rrugë në Prishtinë e ngarkuar me automjete.
Rrugë në Prishtinë e ngarkuar me automjete.


Ndotja e ajrit është dukuri që rikthehet çdo dimër në Kosovë, por edhe në vendet përreth. Këtë javë, Sarajeva kishte ndotjen më të madhe të ajrit në botë.

You Might Also Like

Kryeziu: Nuk është problem emri i Haxhiut, opozitarët po e duan bllokadën

Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit

Nagavci dhe Bajrami përplasen për programin Master në Energjetikë të UP-së

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses të “Wanderlust” in Albania 2

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Brezi i ri ka nevojë për një hero pozitiv”

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Protestë në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi
Bregu: Strategjitë e ekonomisë qarkulluese mund të krijojnë qindra mijëra vende pune dhe të hapin mundësi ekonomike me vlerë miliarda euro
October 7, 2022
Stano: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog – kjo rrugë s’ka bajpas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?