By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për supë të trashë pule me makarona të holla
October 19, 2025
Qofte me kungulleshka dhe patate të ëmbla me një salcë të shijshme
October 19, 2025
Për fileton e viqit më të mirë të pjekur në furrë
October 19, 2025
Washington Post: Putin, në një bisedë me Trump, kërkoi kontroll të plotë mbi rajonin e Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës
October 19, 2025
‘Bëjini presion Rusisë si Hamasi’ – Thirrja e prerë e senatorit kryesor amerikan për një strategji të mbështetur nga fuqia për Ukrainën
October 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Lajme

Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 7:41 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ditën e sotme Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës. 

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Bullgarisë në momente vendimtare për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë edhe vitin 1999 kur ju hapët qiellin për fushatën e bombardimeve të NATO-s, i cili ndaloi gjenocidin e Serbisë dhe e mbyllët atë për qëllimin keqdashës të Rusisë dhe veprimin e rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën. Falënderoj Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare, integrimin në BE, Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Procesin e Berlinit. Kënaqësi e madhe t’iu kemi këtu, mirëserdhët.” tha kryeministri në fillim të takimit.

Nga ana e tij, Presidenti Radev tha se: “Ne kemi ardhur këtu me një mision të qartë: për të thelluar miqësinë dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat e mundshme me interes të përbashkët, dhe për t’iu inkurajuar dhe mbështetur në përpjekjet tuaja për zhvillimin e Kosovës, si një shtet modern, demokratik, të pavarur e të integruar plotësisht në sistemin e komunitetit ndërkombëtar.”

Kryeministri shtoi se dy vendet tona dhe dy popujt tanë, kanë një histori të përbashkët në Ballkan dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian ku vendi ynë ka aplikuar dhe aspiron të jetë anëtar. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë ku mund dhe duhet të bëjmë më shumë, e po ashtu dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes trajnimeve të përbashkëta. U përmend dhe fusha e ICT-së, ku kemi potencial të madh, të rinj të talentuar dhe të shkathët e ku edhe jemi eksportues të shërbimeve të rëndësishme.

Presidenti Radev ritheksoi që Bullgaria është një vend mik i Republikës së Kosovës dhe se është i interesuar që të rritet dhe thellohet bashkëpunimi dypalësh duke veçuar sektorët e energjisë, edukimit dhe turizmit.

Në takim u vlerësua hapja e Odës Ekonomike Kosovë-Bullgari këtë qershor si dhe planifikimi i mbajtjes së Forumit të përbashkët Ekonomik vitin e ardhshëm, si një mundësi e mirë për të rritur raportet ekonomike.

Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Radev për vizitën e tij, bisedën e frytshme, mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

22-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen, por nuk e shmangin balotazhin

Ish presidenti i pare i BE Sarkozi brenda dy ditesh shkon ne burg

Operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan, bastisje në nëntë lokacione

Grenell kritikon Dhomat e Specializuara në Hagë: “Tërësisht të korruptuara”

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Prishtina e Drita ndahen baras

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Trump: Nëse do të merrja Moskën dhe Leningradin, mediat e lajmeve të rreme do të thoshin se ishte një marrëveshje e keqe
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
Borel: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset në pranverë dhe verë
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy raketa kane rënë mbi Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?