By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000
Ballina 2Rajon / Botë

Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000

Kosova Times
Last updated: 2023/12/23 at 1:28 PM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Lufta e Izraelit për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Britania – ka vrarë mbi 20.000 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë, përderisa Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij dhe ka urdhëruar edhe dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vdekjet në Gazë paraqesin pothuajse 1 për qind të popullsisë së territorit para se të niste lufta 11 javë më parë.

Fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit ka qenë një prej fushatave ushtarake më shkatërruese në historinë moderne, duke zhvendosur pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës dhe duke rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës. Pothuajse gjysmë milion persona në Gazë – çereku i popullsisë – janë duke u përballur me uri, sipas të dhënave të prezantuara më herët gjatë javës nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të shtënat me armë në Pukë, identifikohet autori, qëlloi nga “Maserati”

Kosova Times Kosova Times May 6, 2023
Ari rus në Azi përmes dhjetëra kompanive të vogla
Bombardues amerikan stealth fluturon pranë një rrokaqiell (Video)
Ushtria izraelite thotë se vrau shtatë militantë në Bregun Perëndimor
Edi Rama: Dy krena, dy fitore, një shqipe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?