By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Petkoviq: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut
Ballina 2Rajon / Botë

Petkoviq: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut

Kosova Times
Last updated: 2023/12/27 at 7:15 PM
Kosova Times Published December 27, 2023
Share
SHARE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha më 27 dhjetor se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “në mënyrë të pasuksesshme tentoi të hidhte topin në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut”.

Kjo deklaratë e Petkoviqit vjen pasi Kurti pyeti Bashkimin Evropian pse në dialogun e Brukselit është diskutuar për disa vjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “nëse draft-statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës”.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në një konferencë për media më 27 dhjetor në Prishtinë, Kurti iu referua deklaratave të ndërmjetësit në dialog, Mirosllav Lajçak, sipas së cilave çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, dhe Asociacioni do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.

Një draft-statut për Asociacionin iu prezantua Kosovës dhe Serbisë në tetor nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Tash përveç letrës së kryeministres [së Serbisë, Ana] Bërnabiq ka edhe një qëndrim tjetër të ri që mbase duhet adresuar, që draft-statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës, atëherë pse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel pra, nëse draft-statuti na paska qenë çështje e brendshme e Kosovës? Tash e dy vjet ose tash e dhjetë vjet pse e ngrinim këtë në Bruksel, një temë më pak, ecim përpara”, tha Kurti.

Petkoviq përmes një deklarate tha se Kurti “është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe shkatërron çdo përpjekje për të normalizuar raportet me Beogradin”.

Ai theksoi se marrëveshjet e arritura “thonë qartë” se kush e shkruan statutin e Asociacionit, si do të duhej të dukej ai, por Kurti “nuk dëshiron” ta formojë atë.

Sipas njoftimit, vijat e kuqe të Serbisë nuk kanë ndryshuar: mosnjohja e Kosovës dhe mosanëtarësimi i saj në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, përmes një letre dërguar Brukselit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, shprehu rezerva për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që palët arritën në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, u tha në dokumentin përmes së cilit Serbia shprehu qëndrimin e saj.++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

CROS: Rusët janë të shqetësuar për vagneritët, sabotazhet dhe zjarret

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Luftime të ashpra në Avdijivka
Kryeministri letonez pro dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Bazdulj: Në Kosovë përshkallëzimi i kontrolluar për të arritur deeskalim
Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?