By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lideri verikorean zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lideri verikorean zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë
Rajon / Botë

Lideri verikorean zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 9:43 AM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për rritje të gatishmërisë për luftë, për t’i zmbrapsur ato që i cilëson lëvizje të pashembullta konfrontuese, të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara, ka raportuar media shtetërore verikoreane të enjten.

Koreja Jugore, në anën tjetër, është zotuar për hakmarrje të ashpër kundër çdo provokimi prej Koresë së Veriut.

Komentet e Kimit, të bëra gjatë një takimi politik – ku janë shpalosur objektivat për vitin 2024 – kanë dhënë sinjale që Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë testime bërthamore, për ta modernizuar arsenalin bërthamor.

Vëzhguesit kanë thënë se Kimi dëshiron të shfrytëzojë arsenalin e tij bërthamor për të rritur pazarin diplomatik me Uashingtonin, nëse do të ketë dialog mes dy palëve, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm në ShBA.

Takimet e Partisë Popullore pritet të zgjasin disa ditë dhe detajet e takimeve do të bëhen publike pas përfundimit të sesioneve, më 31 dhjetor.

Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut pritet të bëjë zotime dhe hapa drejt rritjes së kapacitetit bërthamor dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë, po ashtu, e rivalizojnë ShBA-në.

Agjencia për spiunim e Koresë së Jugut, ka thënë të enjten se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut do të kryejë provokime ushtarake dhe sulme kibernetike para zgjedhjeve parlamentare të Koresë së Jugut në prill, dhe para zgjedhjeve presidenciale amerikane, në nëntor të vitit të ardhshëm.

Prej vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer disa testime raketore, duke shkelur ndalesat e vëna prej Kombeve të Bashkuara.

Javën e kaluar, ky vend e ka testuar raketën më të avancuar që e ka – Hwasong18 – e cila beson se ka kapacitet për të goditur tokën amerikane.

Verikoreanët besojnë se kanë të drejtë legjitime dhe sovrane për të kryer testime të tilla, duke përmendur stërvitjet ushtarake mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat i konsiderojnë si parapërgatitje të pushtim të tokës së tyre.

Lideri verikoren ka refuzuar të dialogojë me ShBA-në, prej dështimit të negociatave më 2019, me Donald Trumpin, atëbotë president amerikan.

Çështja kyçe në takimet Kim-Trump ka qenë se si mund të hiqen disa sanksioneve për Korenë e Veriut, në këmbim të çarmatosjes bërthamore së këtij vendi.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, dominojnë meshkujt

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Festivalin e Dua Lipa Sunni Hill ne Prishtine, shtypi serb e prezanton si pjese te turneut ne “Serbi”?!
Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së
Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy janë ndaluar për 48 orë
Arrestohen 5 të dyshuar për krim të organizuar e kontrabandim me migrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?