By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje
Ballina 1Lajme

Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 12:01 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Rreth 1.600 ankesa ka pranuar institucioni i Avokatit të Popullit gjatë viti 2023. Ankesat kanë qenë të orientuara kryesisht ndaj gjykatave, ministrive dhe komunave.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thotë se ankesat kanë të bëjnë kryesisht me zvarritjet e procedurave gjyqësore, të drejtat e punësimit dhe ushtrimin e profesionit. Qelaj në intervistë flet edhe për rastet e dhunës në familje, kurse bazuar në numrin e ankesave, komuniteti serb është ai i cili ka paraqitur më së shumti ankesa.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Qelaj, si ishte viti 2023 sa i përket të drejtave të njeriut? Cilat kanë qenë ankesat/vërejtjet më të mëdha gjatë këtij viti sa i takon shkeljes së të drejtave të njeriut?

Naim Qelaj: Edhe ky vit ka qenë sfidues për vetë punën e institucionit të Avokatit të Popullit, po edhe në raport me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Parë nga perspektiva jonë, gjithmonë të dhënat ne i paraqesim mbi bazën e ankesave që kemi pranuar gjatë një viti, këto ankesa individuale apo ankesa të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile dhe rasteve që i kemi hapur sipas detyrës zyrtare.

Numri i ankesave këtë vit ka qenë përafërsisht 1.600 ankesa. Ato ankesa kanë qenë të orientuara kryesisht ndaj palëve përgjegjëse, gjykatave, ministrive, komunave e kështu me radhë.

Ndërsa, në raport me të drejtat e pohuara që janë shkelur nga qytetarët, nga ankuesit, vazhdon të prijë e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Kryesisht në raport me zvarritjet e procedurave gjyqësore, pastaj e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit që lidhen me procedurat e rekrutimit, procedurat e avancimit. Dhe, e treta vazhdojnë të jenë problemet ose cenimi i të drejtave në raport me mbrojtjen e të drejtave shëndetësore dhe sociale që padyshim këtë vit kanë qenë edhe më të shprehura.

Këto të fundit kryesisht kanë ardhur edhe si rezultat i vetë gjendjes sociale dhe ekonomike si pasojë e inflacionit, krizës globale, ndikimit të pandemisë, luftërave dhe konflikteve që ndodhen, krizën energjetike dhe si pasojë ka pasur edhe një numër më të madh të ankesave në këtë bazë.

Radio Evropa e Lirë: Për këto ankesa, të cilat ju i keni pranuar, çfarë keni ndërmarrë ju si institucion për t’i ndryshuar?

Naim Qelaj: Ne kemi një standard të hetimit të rasteve, pra nuk dalim me konstatime dhe qëndrime apo rekomandime para se të kryhet një hetim i plotë i rasteve. Kjo reflekton në nxjerrjen e raporteve, të cilat i kemi nxjerrë këtë vit. Raportet për rastet e hetuara nga qytetarët këtë vit kanë qenë gjashtëmbëdhjetë. Dhjetë raporte janë sipas detyrës zyrtare dhe raportet e tjera që ne i kemi nxjerrë.

Nga këto raporte kanë dalë gjithsej dyqind e tridhjetë[230] rekomandime për autoritetet. Dhe, për ta kuptuar më qartë, një rekomandim i Avokatit të Popullit do të thotë një standard i mirëqenies së qytetarëve dhe respektim i të drejtave tyre, e që niveli i zbatimit dhe i realizimit të këtyre rekomandimeve nga ana e autoriteteve, këtë vit ka pasur një rënie e krahasuar me vitin paraprak. Kjo tregon një përkeqësim të gjendjes në raport me respektimin e të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar përqindja e zbatimit të rekomandimeve në fund të vitit ka qenë 20 për qind, këtë vit jemi rreth 17 për qind.

Pra, vërehet një rënie e cila nuk reflekton mirë për punën që kanë bërë autoritetet publike në Republikën e Kosovës. Kryesisht, përgjigje për zbatim të rekomandimeve marrim nga autoritetet, disa janë në nivel shumë të kënaqshëm të komunikimit, siç është Policia, gjykatat, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, po ka edhe ministri e dikastere të Qeverisë, të cilat janë shumë neglizhente për kthimin e përgjigjeve dhe adresimin e rekomandimeve ose zbatimin e rekomandimeve që i japim. Këtu vlen të thuhet se disa komuna, nuk janë sa duhet bashkëpunuese dhe nuk është që kthejnë përgjigje dhe zbatojnë rekomandimet tona.

Radio Evropa e Lirë: Edhe gjatë këtij viti ka pasur raste të ndryshme të dhunës në familje, e vrasje të grave që janë raportuar nga policia. Çka mund të bëjë institucioni juaj në uljen e këtyre rasteve?

Naim Qelaj: Ne kemi dalë me rekomandime të qarta për autoritetet dhe masat që duhet ndërmarrë. Po, deri më tani ka përpjekje për zbatim të atyre rekomandimeve, por që nuk janë zbatuar në tërësi. Po i përmendi vetëm dy: zbatimi i ligjit për hallkat elektronike edhe zbatimi i plotë dhe koordinimi në zbatim të procedurave standarde të veprimit për rastet e dhunës në familje. Të dy këto rekomandime, sikur të ishin zbatuar, me siguri situata do të ishte më mirë në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Cili komunitet në Kosovë është më i diskriminuar aktualisht?

Naim Qelaj: Nuk besoj, se mund ta bëj një ndarje të tillë, sepse ne i trajtojmë rastet mbi bazën e ankesave. Mbi bazën e ankesave mund të themi që numri i qytetarëve të komunitetit serb që janë ankuar këtë vit është 148, në raport me 22 që janë boshnjakë, 20 ashkalinj, 18 romë, 7 turq, 8 të tjerë. Kështu që mbi bazën e numrit të ankesave dhe pohimeve për cenim të të drejtave të njeriut del se ka pasur më shumë nga komuniteti i serb

Radio Evropa e Lirë: Si mund t’i ndihmojë institucioni juaj njerëzit, të cilët besojnë se u janë shkelur të drejtat?

Naim Qelaj: Unë fuqishëm vazhdoj ta theksoj faktin që institucioni i Avokatit të Popullit nuk i zëvendëson autoritetet publike që kanë përgjegjësi edhe kompetencë e detyrim që t’i zgjidhin kërkesat, ankesat e problemet e qytetarëve.

Megjithatë, në çdo rast ku këto autoritete dështojnë, dera e vetme dhe si të themi dera e cila vazhdimisht ka dalë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, është institucioni i Avokatit të Popullit. Duke i vendosur standarde konstatimit të shkeljes së të drejtave të njeriut, duke vendosur autoritetin përgjegjës për shkeljen e konstatuar, qytetarët e kanë shumë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat e tyre në çdo sferë, ku ata mendojnë dhe, si themi, argumentojnë se iu ka cenuar një e drejtë.

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli, kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinez

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit mbi 700 milionë euro
Arrin në tetë numri i të arrestuarve për sulmin në veri
Futbolli bashkon të rinjtë, familjet, përfaqësuesit institucionalë dhe ndërkombëtarë
AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?