By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi i dronëve iranianë “shpërfaq falimentimin ushtarak të Rusisë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përdorimi i dronëve iranianë “shpërfaq falimentimin ushtarak të Rusisë”
Ballina 2Rajon / Botë

Përdorimi i dronëve iranianë “shpërfaq falimentimin ushtarak të Rusisë”

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 11:40 AM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, për të sulmuar Ukrainën, tregon se Rusia ka falimentuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ushtarak, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një adresim para popullit.

Sipas tij, sulmet ajrore të dy javëve të fundit kanë shkatërruar gati një të tretën e stacioneve të energjisë në Ukrainë.

Zelensky ka thënë se Rusia me dekada ka shpenzuar miliarda dollarë në komplekset e saj të industrisë ushtarake dhe “në fund ata i janë gjunjëzuar Teheranit për të siguruar dronë të thjeshtë dhe raketa”.

ShBA: Dronët iranianë për Rusinë shkelin sanksionet

Në adresimin e tij ditor para popullit, ai ka thënë në aspektin strategjik, ky veprim nuk do t’i ndihmojë Rusisë.

“Kjo gjë vetëm ia dëshmon botës se Rusia është në rrugë drejt humbjes dhe po tenton të tëheqë edhe dikë tjetër në mesin e bashkëpunëtorëve. Ne natyrisht që do të sigurohemi për një reagim të duhur ndërkombëtar”.

Irani e mohon se furnizon Rusinë me dronë, dhe Kremlini ka thënë se nuk ka informacione nëse janë përdorur dronët kamikazë iranianë.

Mirëpo inteligjenca britanike ka thënë të ketë identifikuar dronët e përdorur nga Rusia si pajisje iraniane.

Departament amerikan i Shtetit është pajtuar po ashtu me këtë vlerësim.

Operimi me dronë, një front i ri në luftën e Ukrainës

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e ka akuzuar Teheranin për gënjeshtra kur ka thënë se dronët iranianë nuk janë përdorur nga Rusia në Ukrainë.

Moska ka nisur një valë të re të sulmeve javën e kaluar, duke goditur banesa ndërtimi në disa qytete ukrainase.

Zelensky ka thënë se sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të rrymës nëpër Ukrainë dhe “nuk ka hapësirë për negociata” me presidentin rus, Vladimir Putin. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot moti me diell dhe vranësira

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite
Gjelle Ghormeh sabzi
Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri
Pastrimi etnik i Lubyankës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?