By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëtime pa viza, koncerte, teatro e ushqime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Udhëtime pa viza, koncerte, teatro e ushqime
Ballina 1Lajme

Udhëtime pa viza, koncerte, teatro e ushqime

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 1:28 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Një koncert i madh në një vend të Evropës, me muzikë të mirë e mijëra shikues, sillet në mendjen e Engji Sadës.

Studentja 18 vjeçe e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ka pasur rast, deri më tash, të vizitojë Vjenën e Austrisë.

Me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, thotë se mezi pret të bëjë plane udhëtimi me miken e saj të ngushtë.

“Do të na duhet të mendojmë për një koncert që do ta pëlqejmë të dyja”, thotë ajo dhe përmend Francën si destinacion të parë të dëshiruar.

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Në vitin e katërt të studimeve për grafikë, Fatjona Hajdaraj thotë se nuk ka udhëtuar kurrë në ndonjë vend të BE-së. “Procedurat e komplikuara” të aplikimit për vizë e kanë stepur.

Teksa del nga ndërtesa e Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe i përgjigjet pyetjes së Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se Italia dhe Greqia, me kulturat e tyre të lashta, i ngjallin kërshëri.

“Do të doja të vizitoja galeri e teatro”, thotë Fatjona.

Kolegu i saj në fakultet, Liburnit Musliaj, ka ndarë në mendje Zvicrën dhe Gjermaninë.

“Atje është i zhvilluar dizajni si industri… është shumë mirë të eksplorohen vendet e tjera në Evropë”, thotë studenti i dizajnit të komunikimit.

Udhëtimet pa viza mund të shërbejnë edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Këtë tashmë e ka në mendje Rilind Berisha, i cili ëndërron të udhëtojë në Tubingen të Gjermanisë.

I njohur si qytet tradicional universitar, ai gjendet në landin Baden-Vurtemberg. Sipas disa publikimeve në internet, qyteti ka rreth 90.000 banorë dhe një në tre prej tyre është student.

“Kam dëshirë të shoh se si studiohet atje, si është jeta studentore… Në Tubingen e kam edhe një të afërm”, thotë Rilindi, vetë student i Farmacisë.

Kolegia e tij, Floriza Qerimi, e cila vjen nga qyteti i Gjilanit dhe nuk ka vizituar kurrë ndonjë vend të BE-së, ka po ashtu plane udhëtimi në vitin 2024 e përtej.

Italia, Zvicra, Gjermania, Holanda… nuk ka zgjedhur ende se ku do të jetë ndalesa e saj e parë, porse mezi pret “të shohë kultura të reja e të provojë ushqime të reja”.

Më pak i vendosur duket Naron Bllaca – edhe pse i gëzuar për lirinë e lëvizjes.

“Austrinë ndoshta do ta vizitoja… Vendet skandinave më duken po ashtu interesante”, thotë studenti i Stomatologjisë.

Përveç lirisë së lëvizjes, të gjithë këta udhëtarë të ardhshëm kanë edhe një brengë të përbashkët: financimin e udhëtimeve.

Disa thonë se do t’u duhet të kursejnë shumë, e të tjerët shpresojnë në pak ndihmë nga prindërit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç është 19 për qind.

Paga mesatare në vend është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro dhe është më e ulëta në Evropë.

Me 1.7 milion banorë, Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në kontinent: mosha mesatare – sipas regjistrimit të fundit më 2011 – është 30.2 vjeç.

Ka pasur shqetësime se me liberalizimin e vizave, mund të rritet emigrimi i paligjshëm i popullsisë, sidomos i fuqisë punëtore.

Por, rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

Komisioni Evropian ka rekomanduar qysh në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së.+

You Might Also Like

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues

Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kongresisti Moulton i bashkohet Kaukusit shqiptar në Kongresin Amerikan

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Shtypja e besimtarëve nga Kaukazi i Veriut në kolonitë ruse
Rrihen mes vete, lëndohen katër persona në Graçanicë
SHBA kërcënoi autoritetet gjeorgjiane me sanksione dhe një rishikim të programeve të ndihmës për ligjin për agjentët e huaj
Kazakistani sekuestroi pronën e Roskosmos
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?