By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë
November 19, 2025
Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë
November 19, 2025
Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 3:26 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, të shtunën për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Organizatorët thanë se kërkesa e ProGlasit është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”.

Një protestuese mban në dorë një pankartë me mbishkrimin: “Rrofshin emigrantët zgjedhorë!”
Një protestuese mban në dorë një pankartë me mbishkrimin: “Rrofshin emigrantët zgjedhorë!”

Ata thonë se është “tradhtuar” vullneti elektoral i qytetarëve.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

Koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” e akuzoi SNS-në për vjedhje zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Autoritetet i kanë mohuar akuzat.

Një ditë para protestës, më 29 dhjetor, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) e hodhi poshtë kërkesën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KE-ja do t’i përgjigjet qeverisë lidhur me vizat për serbët e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 24, 2023
Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Jeta pa ty”
Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së
Moti sot i vranët
BE-ja mundëson qasje pa tarifa të importeve ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?