By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Persona të dyshuar shtien me armë ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Persona të dyshuar shtien me armë ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok
Ballina 1Lajme

Persona të dyshuar shtien me armë ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 4:45 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë kufitare të shtunën pasdite në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit, serb i Kosovës, është arrestuar, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia tha se nuk ka të lënduar nga këmbimi i zjarrit mes të dyshuarve dhe oficerëve policorë në fshatin Bube të Zubin Potokut, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Të dyshuarit, sipas njoftimit, i shpërfillën urdhrat e policisë për t’u ndalur për kontroll dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj oficerëve.

“Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia e identifikoi të dyshuarin si serbi i Kosovës nga Zubin Potoku.

Ata dyshohet se po kontrabandonin dele nga Serbia në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit”, tha Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim.

I dyshuari, 42 vjeç, është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë, sipas njoftimit, dhe përballet tani me akuza për sulm ndaj personit zyrtar dhe për kontrabandë me mallra.

“Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Policia.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësirat dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Kandidati i pavarur fitoi Strugen

Ditë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 18°C

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Forcat ukrainase shkatërruan 40 vagonë të trenit rus të karburantit në Zaporizhzhia

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Gjilani fiton ndaj Trepçës ’89
Tërmeti në Kretë, të paktën 25 pasgoditje pas lëkundjes 5.1 Rihter në Heraklion. Shembet tarraca e një banese, shpëton familja
Konjufca bëri homazhe në lagjen “Dardania” në Pejë
Ukrainasit i besojnë Zelenskit gjithnjë e më pak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?