By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfidat e politikës së jashtme të Presidentit Biden në zgjedhjet e vitit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sfidat e politikës së jashtme të Presidentit Biden në zgjedhjet e vitit 2024
Rajon / Botë

Sfidat e politikës së jashtme të Presidentit Biden në zgjedhjet e vitit 2024

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 8:51 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Ndërsa Presidenti Joe Biden po përpiqet ta përqendrojë vëmendjen gjatë vitit 2023 tek rivaliteti strategjik ShBA-Kinë dhe lufta në Ukrainë, gjakderdhja në Gazë po kërcënon një përhapje më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, politika e jashtme e Presidentit Biden po shkakton kritika mes votuesve amerikanë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.

Dhuna në Gazë dhe lufta në Ukrainë e po shënojnë një fund viti të trazuar dhe të përgjakshëm, si dhe kanë vënë në sprovë qëllimet e politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat amerikane janë ato që mbajnë Amerikën, të sigurt. Vlerat amerikane janë ato që na bëjnë një partner me të cilin vendet e tjera duan të punojnë”, thotë Presidenti Biden.

Presidenti Biden ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj gati dyvjeçare kundër agresionit të Moskës. Por, përkrahja e mëtejshme amerikane është bllokuar nga republikanët që kërkojnë politika më të ashpra për të mbrojtur kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Sa i përket Kinës, Presidenti Biden ka arritur të menaxhojë një rivalitet intensiv pa u futur në konflikt, duke i bërë trysni Pekinit veçanërisht në konkurrencën dhe sigurinë e teknologjisë së lartë, duke forcuar aleancat në Evropë dhe me vendet e Indo-Paqësorit.

“Kemi katër baza të reja në Filipine që mund t’i përdorim. Ne mund të ndihmojmë të afrojmë Japoninë dhe Korenë e Jugut. NATO tani ka një mision në Indo-Paqësor, diçka që ende po merr formë, por është qartësisht e pranishme. Nëpërmjet partneriteteve me Australinë, Britaninë, Indinë, Japoninë të njohura si AUKUS apo Quad, ne kemi pasur sukses të madhë”, thotë Robert Daly, drejtor i Institutit Kissinger pranë Qendrës Wilson për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, udhëheqja amerikane është vënë në pah në shumë rajone.

“Unë pres që vitin e ardhshëm të kemi përparime të tjera dhe të përshpejtojmë të gjitha këto ndryshime”, thotë z. Kirby.

Por mbështetja e ShBA-së për aleatin e saj më të afërt në Lindjen e Mesme tani po kritikohet, pasi Hamasi kreu sulmin terrorist më 7 tetor në Izrael.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit kundër Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga ShBA-ja kanë shkaktuar shumë viktima civile në Rripin e Gazës, duke nxitur zemërim në botën arabe dhe duke kërcënuar stabilitetin e rajonit, veçanërisht nëse grupe që kanë përkrahjen e Iranit si Hezbollahu i bashkohen luftës.

Përveç kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, lufta në Gazë është një tjetër barrë e politikës së jashtme ndërsa Presidenti Biden përgatitet për fushatën zgjedhore të vitit 2024.

“Publiku sinqerisht është i lodhur nga një politikë e jashtme që luan rolin e një aktivisti. Ajo që po shohim është se ndërsa ShBA vazhdon mbështetjen për të gjitha qëllimet e agjendës së politikës së jashtme, kjo vetëm sa do të bëhet gjithnjë e më e vështirë në ditët përpara”, thotë Emma Ashford, analiste nga Qendra Stimson, një organizatë që merret me politikë të jashtme dhe promovon sigurinë ndërkombëtare.

Zakonisht amerikanët zakonisht nuk vendosin se për kë të votojë në varësi të politikës së jashtme, megjithatë përkrahja e zotit Biden për Ukrainën dhe Izraelin dhe kërcënimi për një luftë tjetër në Evropë ose Lindjen e Mesme po i shqetëson shumë amerikanë.

Veçanërisht ndërsa rivali i tij i mundshëm, ish-presidenti republikan Donald Trump, po pretendon se politika e tij e jashtme për ta vënë Amerikën të parën në agjendë, para çështjeve të politikës së jashtme, e mbajti vendin të sigurt dhe të begatë ndërsa ai ishte në detyrë.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Prokuroria Speciale: Mihali u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Për 24 orë, pesë raste të dhunës në familje
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve A.B| RTKlive
Escobar: Vuçiq do ta shfrytëzonte ndikimin për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje
WSJ: Rusia u përpoq të krijonte një “Dollar Offshore” në Turqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?