By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Automjetet me targa RKS tani mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Automjetet me targa RKS tani mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi
Ballina 1Lajme

Automjetet me targa RKS tani mund të qarkullojnë lirshëm në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/02 at 11:23 AM
Kosova Times Published January 2, 2024
Share
SHARE

Nga data 1 janar me automjetet e tyre me targat RKS, shtetasit e Kosovës mund të kalojnë edhe nëpër Serbi, pa pasur nevojë që t`i ndërrojnë apo mbulojnë ato.

Dje ishte dita e parë e fillimit të zbatimit të vendimit të qeverisë së Serbisë, të marrëveshjes për targa, e arritur që në vitin 2011 me Kosovën në Bruksel. E autoritetet zyrtare në Prishtinë kanë thënë se për ta ndryshuar vendimin që targat e Serbisë të mbulohen kur hyjnë në Kosovë, do të presin edhe pak ditë.

Nga e hëna e 1 janarit, automjetet me targa të Republikës së Kosovës, RKS, nisën të hyjnë dhe lëvizin lirshëm në gjithë territorin e Serbisë, pa pasur nevojë të mbulohen simbolet shtetërore.

Zyrtarë që punojnë këtu në pikën kufitare në Merdar i kanë thënë RTK-së, prapa kamerës, se që nga ora 00:00 asnjë prej veturave me targa RKS nuk i është kërkuar nga autoritetet serbe vendosja e stikersave.

Ditë më parë, qeveria e Serbisë mori vendim për pranimin e targave, sipas marrëveshjes së Brukselit. Nisjen e zbatimit të vendimit për njohjen e automjeteve me targa RKS nga shteti serb e mirëpritën qytetarët.

“Më mirë që po i lëshojnë kështu si me RKS si me KS”, ka thënë një qytetare serbe.

Përderisa qytetarët lëvizën lirshëm me tabela RKS në Serbi, ata që erdhën me targa të këtij shteti, u desh që simbolet shtetërore t’i mbulonin me ngjitëse.

“Stikersi nuk nevojitet, duhet të kesh tabela që vlejnë andej dhe këndej”, thotë një qytetar tjetër.

Mbulimi i simboleve shtetërore në targat e Serbisë, nga ana e autoriteteve të Kosovës, do të vazhdojë edhe më tej, pasi kryeministri Kurti ka thënë se fillimisht do të pritet të shihet mënyra e zbatimit nga pala serbe.

Ndërkohë, lëvizjen e lirë me targa RKS në Serbi, e cilësoi si proces të rëndësishëm zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Nga sot, qytetarët tanë do të mund të lëvizin tashmë të padiskriminuar nga autoritetet serbe, me targat tona zyrtare RKS dhe pa vendosur ngjitëset në simbolet shtetërore në targat e veturave. Ky ishte pozicioni ynë që nga fillimi e kjo u realizua pas 2 vitesh tensione të panevojshme”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje në vitin 2011 rreth çështjes së lëvizjes së lirë, por zbatimi ka pasur shumë pengesa. Kundër zbatimit të marrëveshjes pati barrikada e tensione në  veri të vendit.

 

You Might Also Like

Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së

Dita Botërore e Qyteteve

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet

Kurti në Paris: Kosova, histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare

Kosova Times January 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga e basketbollit rikthehet me dy superduele

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Mexhiti: Incidenti në Shkup ishte keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit
“Nuk ka asnjë ndjenjë sigurie”. Putin nuk guxoi të shkonte në samitin e SCO-së në Indi pas një urdhër arresti nga Haga
Pasi rrah bashkëshortin grushta polices
Çfarë do të thotë rënia e Assadit për luftën e Rusisë në Ukrainë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?