By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta
Ballina 1Lajme

Bisedimet Kosovë-Serbi, Asociacioni ngjalli reagime të shumta

Kosova Times
Last updated: 2024/01/02 at 9:48 PM
Kosova Times Published January 2, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është tema më e diskutuar në Kosovë e Serbi që nga viti 2013. Megjithatë, ai nuk u themelua asnjëherë ani pse u kërkua me ngulm nga ShBA e BE.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, të dërguarit amerikanë e evropianë ua dërguan Kosovës e Serbisë draft-statutin e Asociacionit. Palët u takuan për ta çuar përpara marrëveshjen e Ohrit por takimi nuk rezultoi me nënshkrim pasi që presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm ta vendoste firmën,  ndryshe nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij ta nënshkruante atë, raporton RTK.

Duke iu referuar këtij drafti, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se për këtë dokument vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese derisa ka kërkuar unifikim të gjithë spektrit politik.

Draft statutin e Asociacionit, hapur e ka kundërshtuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

E shefi i qeverisë, në fund të vitit që lamë pas, ka thënë se BE e humbi shansin për nënshkrimin e Asociacionit më 26 tetor në Bruksel.

Draft statuti i Asociacionit ngjalli reagime të shumta, në veçanti për moszbulimin e tij për opinionin publik. Këtë dokument e kundërshtuan edhe partitë politike opozitare në vend të cilat së fundmi pranuan nga një kopje nga BE. Për PDK-në, LDK-në e AAK-në  në rast se drafti nuk pëson ndryshime, ai është i papranueshëm.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, vazhdimisht ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Në një mesazh urimi për vitin 2024, Hovenier ka thënë se pret nga Kosova e Serbia zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, e cila në thelb ka njohjen reciproke.

Marrëveshje për themelimin e Asociacionit për komunat serbe, Kosova dhe Serbia patën arritur më 2013 dhe më pas më 2015, marrëveshje kjo e cila nuk u zbatua asnjëherë. Në vitin 2015 presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, marrëveshjen për Asociacionin e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kushtetuesja kishte konstatuar se disa nga parimet e Marrëveshjes nuk ishin në vijë me Kushtetutën e vendit.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times January 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lufta në Ballkan-nje mesazh nga Rusia!

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Për zgjedhjet në Kosovë, Serbia fajëson Perëndimin
Hoti: Familjet e përsonave të zhdukur janë ende në luftë me Serbinë
Ministri francez: Grevat e fundit nuk mund ta dëmtojnë ekonominë
Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?