By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tajvani detekton balona kineze mbi një bazë ajrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Tajvani detekton balona kineze mbi një bazë ajrore
Uncategorized

Tajvani detekton balona kineze mbi një bazë ajrore

Kosova Times
Last updated: 2024/01/03 at 3:03 PM
Kosova Times Published January 3, 2024
Share
SHARE

Tri balona kineze kanë fluturuar mbi ishullin e Tajvanit të martën dhe një prej tyre ka fluturuar shumë afër një baze ajrore, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Kjo është hera e parë që autoritetet në Tajvan raportojnë se balonat kineze kanë fluturuar përgjatë ishullit, teksa për herë të parë balonat e Kinës u detektuan në Ngushticën e Tajvanit muajin e kaluar.

Mundësia që Kina të përdorë balonat për spiunazh u shndërrua në çështje botërore shkurtin e vitit 2023, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që e cilësuan si balonë spiunazhi të Kinës. Pekini tha se balona ishte një fluturake civile që aksidentalisht kishte devijuar në hapësirën ajrore amerikane.

Tajvani është në gatishmëri të lartë për shkak të aktiviteteve kineze, si ushtarake ashtu edhe politike, para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në ishullin vetëqeverisës më 13 janar. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit që nga muaji i kaluar ka raportuar për fluturimin e disa balonave kineze mbi Ngushticën e Tajvanit. Disa prej tyre ka raportuar se kanë hyrë në hapësirën ajrore në veri të ishullit dhe më pas janë zhdukur.

Gjatë përditësimit të informacioneve lidhur me aktivitetet ushtarake të Kinës në 24 orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha më 3 janar se ka detektuar katër balona duke fluturuar mbi Ngushticë, dhe tri prej tyre fluturuan në pjesën qendrore të ishullit.

Ministria tha se tri prej tyre fluturuan 195 kilometra në jugperëndim të Çing Çau Kang, ku gjendet një bazë e rëndësishme ajrore e Tajvanit.

Më pas balonat u zhdukën, shtoi Ministria e Mbrojtjes, e cila paraprakisht kishte deklaruar se beson që balonat e Kinës janë kryesisht për monitorimin e motit.

Të pyetur nëse balonat e fundit të detektuara ishin përdorur për monitorimin e motit apo për ndonjë qëllim tjetër, autoritetet e mbrojtjes në Tajvan refuzuan që të përgjigjeshin.

Në katër vjetët e fundit, Kina ka intensifikuar aktivitetet ushtarake përreth Tajvanit dhe avionët luftarakë të Pekinit dhe luftanijet tani operojnë rregullisht në Ngushticën e Tajvanit.

Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile më 1949, por Pekini vazhdon të pretendojë se ishulli prej 23 milionë banorësh është territor kinez, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës që ta rimarrë atë.

You Might Also Like

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit

Kancelari gjerman, përshëndet armëpushimin mes Izraelit e Iranit

“Ra ky ‘mort’ e u pamë.”

Kosova Times January 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

PSE I DEKORUAR I!?

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
Haziri: Kosova të jetë gati për një thirrje eventuale nga SHBA-ja
Guvernatori i rajonit të Kurskut u trajnua në kampin ” Wagner”
Një tjetër familje ruse në telashe: MPB-ja refuzoi kërkesën e tyre për qëndrim të përhershëm në Serbi bazuar në BIA
DASh: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?