By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës
July 14, 2025
A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?
July 14, 2025
Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
July 14, 2025
AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim
July 14, 2025
Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut
July 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Solidarizim nga Prishtina me gratë iraniane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Solidarizim nga Prishtina me gratë iraniane
Ballina 1Lajme

Solidarizim nga Prishtina me gratë iraniane

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 5:56 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

“Grua, Jetë, Liri” u thirr të mërkurën edhe në Prishtinë.

Nën organizimin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, disa gra dolën në Sheshin Skënderbeu, për të shprehur solidaritet me protestat në Iran.

“Është jetike ta bëjmë të ditur se edhe Kosova qëndron prapa kësaj kauze”, tha drejtoresha e kësaj organizate, Marigona Shabiu.

Irani ndodhet në mes të një revolte popullore, që është nxitur nga vdekja në paraburgim e një vajze 22 vjeçe.

Mahsa Amini ka rënë në komë disa orë pasi është arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, në Teheran, nën akuzat se ka shkelur rregullat e hixhabit, apo të shamisë së kokës.

Ajo ka vdekur në spital tri ditë më vonë. Familjarë të saj dhe iranianë të tjerë thonë se Amini ka humbur jetën si pasojë e rrahjes nga policia. Policia mohon se e ka keqtrajtuar dhe thotë se ajo ka pësuar sulm në zemër.

Protestat fillimisht kanë shpërthyer në veriperëndim të Iranit, nga ku ishte Amini, ndërsa më pas janë shpërndarë në gjithë vendin.

Në ballë të protestave janë gratë, që thërrasin sloganin “Grua, Jetë, Liri” dhe kërkojnë më shumë të drejta në jetën e tyre.

Formë proteste është bërë edhe prerja e flokëve, një shenjë e bukurisë që me rregullat e Iranit duhet të fshihet.

Në Prishtinë, këtë gjest e bëri edhe Marigona Shabiu.

Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, flokët i prenë edhe disa gra të tjera, që u mblodhën të mërkurën në njërin nga sheshet e qytetit – përfshirë 25-vjeçaren Erona Hajdari.

“Këtë gërshetë e kam për më shumë se shtatë vjet… Nuk e kam prerë dhe ky është një rast i veçantë për ta prerë. Me këtë po tregoj solidaritet me gratë në Iran”, tha Hajdari.

You Might Also Like

AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim

Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut

Presidentja Osmani për vizitë pune në Letoni

Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin ‘Veteranët’

Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Taravari: Për rreth 20 pacient do të ketë nevojë të transportohen jashtë vendit

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jean-Claude Van Damme vjen sot në Kosovë?
AAK kërkon që paga minimale të jetë 370 euro
Publikohet Deklarata për të Zhdukurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?